Page 96 - Demo
P. 96
TË LEXUARITKarakteristikat strukturore, gjuhësore dhe stilistike të teksteve argumentueseTekstet argumentuese janë tekste përmes të cilave synohet bindja e lexuesit për një çështje të caktuar, përmes argumenteve dhe arsyetimeve. Tekstet argumentuese ndahen në dy lloje: koment argumentues dhe tekst argumentues shkencor. I pari është tekst subjektiv, ndërsa i dyti objektiv. Si në rastin kur kemi të bëjmë me tekst argumentues shkencor, ashtu edhe kur kemi të bëjmë me koment argumentues, arsyetimet e vlefshme (argumentet) duhet të jepen në përputhje me pikëpamjen që konsiderohet si e drejtë (teza). Teksti argumentues, si rregull, merr në shqyrtim edhe idetë e qëndrimet e përkundërta (antitezën) dhe përpiqet t’i hedhë poshtë ato. Tekste argumentuese janë: ligjëratat e fjalimet politike e propagandistike, mbrojtjet në gjyqe dhe vendimet gjyqësore, letrat e hapura, komentet, opinionet e artikujt publicistikë, esetë argumentuese (shkencore, filozofike, historike apo kulturore), reklamat etj. Karakteristikat strukturore të teksteve argumentuese Struktura e teksteve argumentuese përbëhet nga:Parashtrimi: është pjesa në të cilën paraqitet çështja/tema.Teza: pikëpamje a ide, që shtrohet si e vërtetë dhe mbrohet me anë të argumenteve.Argumentet: arsyetimet që përdoren për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një tezë; provat që sillen për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë një qëndrim.Antiteza: gjykimi që i kundërvihet tezës.Përfundimet: përgjithësisht është pjesa në të cilën ripohohet teza.Një formë sipas të cilës mund të strukturohet teksti argumentues është ajo që paraqitet në figurë. Tema/Problemi Parashtrimi i tezësArgumente që mbështesin antitezënHedhja poshtë e argumenteve që mbështesin antitezënArgumente që mbështesin tezën Parashtrimi i antitezës PërfundimetSipas kësaj strukture, së pari paraqitet tema ose problemi. Më pas parashtrohet teza, për të cilën jepen argumente në mbështetje të saj. Pas dhënies së argumenteve në mbështetje të tezës, parashtrohet antiteza dhe argumentet mbështetëse për të. TEKSTET ARGUMENTUESE94

