Page 97 - Demo
P. 97
Në fund argumentet që e mbështesin antitezën hidhen poshtë dhe paraqiten përfundimet ku përmblidhen argumentet që ripohojnë tezën. Struktura mund të ketë edhe forma të tjera, për shembull, mund të niset nga parashtrimi i antitezës dhe dhënia e argumenteve që e mbështesin atë, për të vijuar më tej me tezën dhe argumentet në mbështetje të saj. Karakteristikat gjuhësore e stilistike të teksteve argumentuese Tekstet argumentuese ndërtohen mbi leksikun e duhur, në varësi të fushës së argumentimit. Gjuha e teksteve argumentuese shpesh mund të ngjallë emocion, për ta shfrytëzuar këtë emocion në funksion të bindjes së lexuesit.Në tekstet argumentuese foljet janë të tipit argumentues, si: gjykoj, vlerësoj, kundërshtoj, bind, mendoj, mbështes, pranoj, argumentoj, vërtetoj etj. Gjithashtu, përdoren dendur foljet gjysmëndihmëse mund dhe duhet, që tregojnë qëndrimin e folësit ndaj një dukurie a çështjeje të caktuar ose togje fjalësh e ndajfolje që shprehin:mundësinë e ndodhjes së një veprimi: është e mundshme, është e nevojshme, është e domosdoshme, është e udhës etj.; shkallën e vërtetësisë së argumentit: sigurisht, me siguri, domosdo, patjetër, pa fjalë, pa frikë, me çdo kusht, vërtet, në të vërtetë, ndoshta, kushedi, vetëkuptohet, siç duket, sipas të gjitha gjasave, pa dyshim, në fakt, me të drejtë, natyrisht etj.;lidhje logjike mes argumenteve: përveç kësaj, krahas kësaj, ndër të tjera, përkundrazi, sidoqoftë, ndërkaq, në këto rrethana, së pari, së dyti, nga njëra anë, nga ana tjetër, rrjedhimisht, për pasojë, bie fjala, për shembull, ta zëmë etj.Mund të përdoren përemra në vetën e parë njëjës ose shumës, për të parashtruar argumentet dhe qëndrimet në mbështetje të tezës.Në funksion të argumenteve që jepen, teksti mund të ketë të ndërkallura tekste të tjera me natyrë përshkruese, shpjeguese ose rrëfyese.Për hir të dhënies së argumenteve të besueshme, shpesh, citohen burime të besueshme ose shkencore. Citimet mund të jenë të drejtpërdrejta duke risjellë mes thonjëzash një fragment nga një burim tjetër, ose në formë të tërthortë, kur autori i referohet një burimi duke e perifrazuar atë. 95

