Page 10 - Demo
P. 10


                                    për t’u gjetur dhe për t’u transformuar. Bakri, dhe më vonë bronzi e hekuri, e transformuan thellësisht shoqërinë njerëzore, duke nxitur ndarjen shoqërore të punës, diferencimin shoqëror, shtimin e komunikimeve dhe këmbimeve kulturore etj. Këto zhvillime krijuan baza për lindjen e qytetërimeve. Eneoliti (4000-3000 p.e.s.) është një epokë tranzitore, gjatë së cilës guri vazhdoi të ishte materiali kryesor i prodhimit të veglave të punës, por u shoqërua edhe me shfaqjen e bakrit. Që këtej rrjedh edhe vetë përmbajtja e emrit (nga lat. aeneus “bakër” dhe greq. vj. lithos “gur”). Vendbanimet dhe organizimi ekonomiko-shoqëror ndjekin modelet neolitike, dhe ndryshimet që vihen re i përkasin fushës së kulturës materiale që prodhonin e përdornin komunitetet eneolitike. Përveç shfaqjes së rrallë të objekteve prej bakri, vihen re forma të reja enësh dhe zbukurime kryesisht në reliev. Objektet e artit dhe të kultit vazhdojnë traditat neolitike me pak ndryshime. Nga pikëpamja gjuhësore, popullsia neo-eneolitike e vendit tonë ishte paleoindoeuropiane, që nga ardhja e valëve të para të popullsive nga Lindja e Mesme dhe Anatolia në fillim të epokës së neolitit. Autorët e vjetër grekë, si Homeri, Hesiodi, Herodoti i përmendin këto popullsi të Ballkanit Perëndimor si pellazgë. Për këtë arsye, shpesh nëpër literaturën historike arkeologjike, pellazgët përmenden si popullsia neo-eneolitike që ka jetuar në trojet tona përpara formimit të ndërgjegjes ilire të popullsive të po këtij territori. Gjatë epokës së bronzit (3000-1100 p.e.s.) në territorin e vendit tonë shfaqen shumë elemente të reja kulturore dhe disa transformime të mëdha ekonomike e shoqërore. Punimi i bronzit dhe njohuritë teknologjike për prodhimin e tij janë risitë që i kanë dhënë tiparet kryesore kësaj epoke. Në fazën e mesme dhe veçanërisht në fazën e vonë të epokës së bronzit themelohen vendbanime të një tipi krejt tjetër nga ato të mëparshmet, që janë vendbanimet e fortifikuara me mure rrethuese të vendosura në maja kodrash. Një tjetër element i ri kulturor i epokës së bronzit lidhet me shfaqjen e ritit të varrimit me tuma, që janë kodërvarre artificiale. Ndryshime të mëdha vihen re edhe në zakonet e prodhimit të qeramikës, formave dhe zbukurimeve të enëve, armëve dhe objekteve të përdorimit të përditshëm. Epoka e hekurit (1100-500 p.e.s.) karakterizohet nga futja në përdorim e metalit të hekurit, i cili e transformoi edhe një herë mënyrën e prodhimit të veglave të punës dhe të armëve. Hekuri ishte më i lehtë për t’u gjendur si mineral në natyrë, por kërkonte teknologji më të përparuar për përpunimin e tij. Vendbanimet tipike të epokës së hekurit vendoseshin në maja kodrash me mbrojtje të lehtë natyrore. Ato shërbenin si vendstrehime në raste rreziku dhe gradualisht u shndërruan në qendra ku banohej në mënyrë të përhershme dhe kryhej aktivitet ekonomiko-prodhues. Tumat vazhduan të jenë mënyra themelore e varrimit ndër ilirët e epokës së hekurit. Fakte historikeDeri më sot, në territorin e vendit tonë janë gërmuar rreth 200 tuma (kodërvarre) parahistorike. Prej tyre është përftuar një informacion i ILGTÅRÅTLGVÅPFGOQITCſPÅteknologjinë, organizimin shoqëror, por edhe për vdekjen e ilirëve parahistorikë dhe bashkësive të tyre. Përhapja e gjerë e tumave në të gjithë trevat e vendit është tregues i qartë i unitetit të tyre kulturor dhe shpirtëror.Enë balte, Shtoj, Shkodër.Vendbanimi parahistorik i Maliqit, Korçë789 Pamje ajrore e tumës së Kamenicës, Korçë8
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14