Page 100 - Demo
P. 100


                                    Përpjekjet për bashkim kombëtar dhe shtrirjen e autoritetit të qeverisë së VlorësMe gjithë vështirësitë, qeveria veproi në mënyrë energjike për zgjerimin e pushtetit të saj dhe bashkimin e Shqipërisë. Që në fillim, ajo u përpoq të krijonte lidhje me shumë krahina të vendit, të cilat e njohën autoritetin e saj dhe shprehën mbështetjen e tyre për këtë qeveri me anë të telegrameve dhe manifestimeve të shumta.Shkallë-shkallë, me largimin e trupave pushtuese turke dhe ato ballkanike, në pranverë-verën e vitit 1913, qeveria e Vlorës krijoi lidhje dhe u shtri edhe në krahina të tjera, si në Elbasan, në Malësinë e Madhe, Lezhë e Mirditë, megjithëse këtu jo të konkretizuara sa duhet. Ajo u përpoq të shtrihej në Shqipërinë e Mesme, ku u ndesh me prirjet separatiste të Esat pashë Toptanit. Pas një kompromisi, ai u emërua ministër i Brendshëm dhe kjo bëri që pushteti i qeverisë së Vlorës të shtrihej edhe në Shqipërinë e Mesme. Në shtator të vitit 1913, E. Toptani u shkëput nga qeveria e Vlorës dhe kërkoi shpërndarjen e saj. Në tetor, ai shpalli formimin e “Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme”, pushtet vendor nën kryesinë e tij. Ai shtrihej në rrethet e Tiranës, Durrësit, Shijakut, Peqinit dhe Kavajës. Me E. Toptanin u bashkuan dhe disa elementë të tjerë të qeverisë, të pakënaqur prej saj.Ndërkohë, qeveria hasi vështirësi të mëdha për bashkimin e disa krahinave të Shqipërisë së Jugut, të pushtuara që më parë nga trupat greke. Pas përcaktimit të kufijve në Konferencën e Londrës, megjithëse me vonesë, trupat greke do të tërhiqeshin nga Korça, e cila do të bashkohej me atdheun e lirë më 1 mars 1914. Në Shqipëri ekzistonin kështu tri pushtete: ai i qeverisë së Vlorës, që përfaqësonte vullnetin shqiptar, ai i “Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme” dhe ai Ndërkombëtar në Shkodër. Gjithashtu në tetor 1913, në Vlorë, u vendos Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK), i caktuar nga Fuqitë e Mëdha në Londër. Ai dha një kontribut të rëndësishëm, por u përpoq të linte në hije qeverinë e Vlorës.Veprimtaria për administrimin e venditKrahas ndjekjes me vëmendje të Konferencës së Londrës, përballjes me forcat pushtuese dhe prirjet separatiste në vend, qeveria e Vlorës i kushtoi vëmendje të veçantë organizimit të shtetit shqiptar. Ajo hartoi disa ligje dhe vendime të rëndësishme, si “Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile” dhe “Kanuni i Jurisë”. “Kanuni i Përtashëm” u publikua në nëntor 1913. Megjithëse nuk ishte kushtetutë, ai pati rëndësi në ato rrethana. Në bazë të tij u bë një ndarje e re administrative e Shqipërisë në prefektura, nënprefektura dhe komuna. U krijuan gjykatat shtetërore, të ndara nga institucionet fetare dhe u përcaktuan detyrat e tyre. Shteti nuk përcaktoi një fe zyrtare, i trajtoi të barabarta të tria fetë themelore në Shqipëri dhe i dha shtetit frymë laike. Gjithashtu, qeveria krijoi një “zyrë shtatmadhorie”, një forcë të armatosur dhe një xhandarmëri, të organizuar nga instruktorë holandezë.Masa u morën edhe në fushën arsimore e kulturore, si për hapjen e shkollave, për përgatitjen e mësuesve, për çeljen e kurseve për mësimin e gjuhës shqipe të shkruar nga nëpunësit shqiptarë, sepse gjuha shqipe u shpall e detyruar në administratën shtetërore. Në Vlorë filloi të botohej gazeta zyrtare “Përlindja e Shqypnies”.Personazh historikIsmail Qemali“Ka qenë udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryeministër i parë i Shqipërisë së pavarur. Lindi në Vlorë, më 1844 në një familje të njohur. Pasi kreu shkollën ſNNQTGPÅS[VGVKPGNKPFLGUkreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Më 1859, u vendos në Stamboll, ku mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe... Ishte deputet i zonës së Beratit në parlamentin xhonturk. Kërkesat e Ismail Qemalit për reforma FGOQMTCVKMGGÁWCPPÅMQPƀKMVme rrethet konservatore të Stambollit.U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Për t’u shpëtuar përndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës... Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të vendit... Vdiq në Itali në vitin 1919.”0¿RMBLEDHJENGAJETADHEVEPRIMTARIAE)SMAIL1EMALITEsat pashë Toptani,Kryetar i “Pleqësisë sëShqipërisë së Mesme”298
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104