Page 101 - Demo
P. 101


                                    Tematika IVNë fushën ekonomike u bë likuidimi i Bankës Bujqësore Turke në Shqipëri, filloi mbledhja e të ardhurave fiskale dhe çifligjet shtetërore në pronësi të shtetit osman kaluan në varësi të shtetit shqiptar. Me rëndësi ishte vendimi për krijimin e Bankës Kombëtare me kapital italian dhe austriak, në tetor të vitit 1913, por kjo nismë dështoi për shkak të kontradiktave ndërmjet Fuqive të Mëdha.Ismail Qemali u shpreh hapur kundër mbetjeve të sistemit feudal në vend. Ai kërkoi që fshatarësisë t’i ktheheshin tokat e grabitura në mënyrë të paligjshme.Kjo veprimtari tregoi aftësitë e qeverisë shqiptare për organizimin e shtetit, si dhe për orientimin e saj drejt përvojës së përparuar evropiane.Pas caktimit të Vilhelm Vidit nga Fuqitë e Mëdha si princ i Shqipërisë dhe në rrethana të koklavitura brenda vendit, më 22 janar 1914, Ismail Qemali bashkë me qeverinë dhanë dorëheqjen. Më 24 janar, e gjithë administrata e shtetit shqiptar dhe ajo e Shqipërisë së Mesme, që drejtohej nga Esat Pashë Toptani, i kaluan KNK-së. Në vend u krijua një drejtori e përgjithshme, me kompetenca të kufizuara, që do të vepronte deri në krijimin e një qeverie të re. Pushteti i KNK-së u shtri dhe në krahinën e Korçës, pas largimit të trupave greke, më 1 mars 1914.Mblidhni foto dhe informacione për Ismail Qemalin si kryeministër dhe diplomat.Histori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:njohje ndërkombëtare KNK separatizëmKanuni i Përtashëm Bankë Kombëtare “Pleqësia e Shqipërisë së Mesme”Histori përmes arsyetimitEvidentoni organet përfaqësuese të pushteteve paralele që ekzistonin në Shqipëri pas shpalljes së pavarësisë:Qeveria e re i kushtoi vëmendje të madhe zhvillimit të arsimit dhe kulturës.Pse mendoni se e bëri këtë dhe çfarë përparësish do të sillte arsimimi i popullsisë? Histori përmes analizësTregoni detyrat e brendshme e të jashtme që duhej të zgjidhte qeveria e Vlorës.Evidentoni pozitën e shtetit të pavarur dhe të qeverisë së Ismail Qemalit në Luftën Ballkanike.Shpjegoni raportet mes pushteteve që ekzistonin në Shqipëri pas vitit 1912.Analizoni rolin e Esat pashë Toptanit në ngjarjet e vitit 1913.Evidentoni përpjekjet e qeverisë së Vlorës për shtrirjen e autoritetit të saj në vend.Analizoni reformat e ndërmarra nga qeveria e Vlorës për administrimin e vendit.Qeveria e Vlorës e kryesuar nga I. Qemali ishte qeveria e parë e shtetit të pavarur shqiptar.A mund të jepni një vlerësim nëse veprimtaria e saj ishte përgjithësisht e suksesshme apo jo?Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveLegjitim Separatist Ndërkombëtar____________________________________________________________________________________FjalorSeparatizëm – rrymë dhe përpjekje e një grupi popullsie me tipare kombëtare të veçanta për t’u shkëputur dhe për të ſVWCTXGVÅSGXGTKULGPQUGpavarësinë nga një shtet ose nga një federatë ku bën pjesë.99
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105