Page 102 - Demo
P. 102


                                    Tema 2 Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe vendimet e saj për ShqipërinëGrmicëhistorikeGazeta “Liri e Shqipërisë” në Sofje, shkruante më 22 korrik 1913: “E shohim të tepërt që të marrim mundimin dhe të kqyrim në jemi të zotët për një rrojtje më vete apo jo... Nuk themi vetëm mund, por edhe se duhet të jetë kështu”, duke hedhur poshtë mendimet e shfaqura në Konferencën e Londrës, se Shqipëria nuk ishte e përgatitur “për një rrojtje politike më vete”.Çështja shqiptare në Konferencën e LondrësKonferenca e Londrës u mblodh më 17 dhjetor 1912 dhe i vazhdoi punimet e saj për afro dy vjet. Aty morën pjesë Austro-Hungaria, Italia, Gjermania, Anglia, Franca dhe Rusia. Ajo u drejtua nga Eduard Grei (Edward Grey), ministër i Jashtëm i vendit pritës. Konferenca shqyrtoi problemet politike dhe kufijtë në Ballkan pas Luftës I Ballkanike. Në Konferencë nuk morën pjesë shtetet ballkanike të interesuara drejtpërdrejt. Por, ndërsa ato kishin të drejtë të formulonin kërkesat e tyre, zëri i Shqipërisë, e cila ende s’ishte njohur si shtet i pavarur, mbeti pa u dëgjuar.Çështja shqiptare u vu nga fillimi deri në fund në epiqendër të kësaj konference. Ajo u trajtua në tri aspekte kryesore: • statusi i Shqipërisë;• organizimi i brendshëm i shtetit shqiptar;• çështja e kufijve. Trajtimi i saj nxori në shesh kontradiktat e dy blloqeve të Fuqive të Mëdha të asaj kohe. Austro-Hungaria dhe Italia nga “Aleanca Tripalëshe”, dy fuqitë më të interesuara për fatin e Shqipërisë, ishin për një Shqipëri autonome, ose të pavarur, me një shtrirje të mjaftueshme, që do të shërbente si një pengesë ndaj shtrirjes së pansllavizmit në Ballkan. Këto dy fuqi çmonin pozitën e saj strategjike buzë detit Adriatik, si urë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.Rusia në Bllokun e Antantës, në mbështetje dhe të Francës, synonte shtrirjen e ndikimit të saj në Ballkan. Për këtë, ajo kërkoi dhe luftoi për zmadhimin e shteteve të vogla sllave dhe u shpreh për një copëtim të ri, të pjesshëm ose të plotë të tokave shqiptare, pra për një Shqipëri të vogël, që do të ishte e paaftë të jetonte gjatë. Në këtë kuadër edhe Serbia, Mali i Zi dhe Greqia synuan ndarjen e territoreve të saj midis tyre. Nga ana tjetër, Anglia nuk pati interesa në Shqipëri dhe më shumë luajti rol në zbutjen e kontradiktave midis dy grupeve.Në këtë Konferencë nuk u mor për bazë parimi etnik, ai i kombësisë, por i fituesit të luftës. Në këto rrethana, për çështjen shqiptare u zhvillua një luftë e ashpër diplomatike.Vendimi i 29 korrikut 1913 për pavarësinë e ShqipërisëNë Konferencën e Londrës, fillimisht u përkrah ideja e një Shqipërie autonome. Më 17 dhjetor u arrit në përfundimin që ambasadorët t’u rekomandonin qeverive të tyre një Shqipëri autonome, të cilën ato e pranuan. Me këtë vendim, Shqipëria Ismail Qemali dheIsa Boletini dukeshkuar në Londër përçështjen shqiptare.1100
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106