Page 103 - Demo
P. 103
Tematika IVmbetej nën vartësinë e Portës. Ai ishte një hap prapa në krahasim me vendimin e Kuvendit të Vlorës, për shkëputjen e plotë të Shqipërisë nga Turqia.Me tërheqjen e Perandorisë Osmane nga Ballkani, debati për Shqipërinë hyri në një fazë të re. Pasi u kapërcyen kundërshtimet e fundit me Rusinë, më 29 korrik 1913, Konferenca mori vendimin përfundimtar për kufijtë e saj.Ky është akti ndërkombëtar themelor, që ka të bëjë me pavarësinë e Shqipërisë. Sipas tij, Shqipëria shpallej principatë autonome, sovrane dhe trashëgimtare; përjashtohej çdo lidhje varësie me Perandorinë Osmane; Shqipëria bëhej shtet asnjanës nën garancinë e Fuqive të Mëdha dhe shteti shqiptar vihej nën kontrollin e tyre kolektiv. Për të ushtruar këtë kontroll, do të ngrihej Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, i cili për 10 vjet do të ushtronte pushtetin e tij mbi administratën civile dhe mbi financat e Shqipërisë. Ky komision u ngarkua me hartimin e një projekti të hollësishëm për organizimin e administratës civile. Në krye të Shqipërisë do të qeveriste një princ i caktuar nga Fuqitë e Mëdha. Qetësia dhe rendi publik do të siguroheshin nga një xhandarmëri, që do t’u besohej oficerëve të huaj.Caktimi i kufijve të shtetit shqiptarDiskutimi për kufijtë e Shqipërisë zgjati nga dhjetori i vitit 1912 deri në gusht të vitit 1913. Për to u paraqitën disa projekte. Fillimisht, Konferenca u mor me kufijtë veriorë dhe verilindorë. U zhvilluan debate dhe një dyluftim i ashpër diplomatik, sidomos ndërmjet Austro-Hungarisë, që paraqiti projektin e saj të kufijve, i cili merrte më shumë parasysh parimin etnik, dhe Rusisë, që synonte kompensimin territorial të shteteve fituese ballkanike.Mes këtyre dy fuqive u zhvillua një debat i ashpër për çdo qytet dhe krahinë shqiptare. Në mënyrë të veçantë, Shkodra u bë strumbullari i gjithë problemit të kufijve të veriut.Më 22 mars 1913, Konferenca mori vendimin përfundimtar të Fuqive të Mëdha për kufijtë veriorë dhe verilindorë të Shqipërisë. Në kundërshtim të hapur me parimin etnik dhe të vullnetit të popullit shqiptar, nga trungu i Shqipërisë u shkëput Kosova dhe vise të tjera shqiptare si Tetova, Dibra e Madhe, Gostivari, Kërçova, Struga etj. Ato kaluan në shtetet e Serbisë dhe të Malit të Zi. Nga fundi i marsit të po atij viti, Konferenca e Londrës filloi të merrej me kufijtë jugorë. Edhe këtu debatet ishin të ashpra, sidomos për Korçën e Gjirokastrën, që u kërkuan nga shteti grek. Italia dhe Austro-Hungaria luftuan që këto t’i mbeteshin Shqipërisë. Më 11 gusht 1913, Konferenca vendosi që kufiri i Shqipërisë në jug të përfshinte brenda Korçën, në perëndim të dilte në kepin e Stillos (Vlorë), si dhe ishulli i Sazanit t’i mbetej Shqipërisë. Me këto vendime, pjesa më e madhe e Shqipërisë dhe vise të tjera shqiptare në juglindje mbeteshin jashtë kufijve të saj.Kërkesat e Qeverisë së VlorësPropozimet e shteteve ballkanikeKufijtë e caktuar sipas vendimevepërfundimtare të Fuqive të Mëdha PlavëGuciSelcëVukajKoplikBeranë IstogPejëDeçanJunikGjakovëPrizrenTetovëShkupMitrovicëBradashBuletinPodujevëKulinëPrishtinëJanievëCaralovë BujanocFerizajPreshevëKumanovëGostivarDibër KërçovëStrugëOhërManastirFollorinëKosturLurasPrilepShkodërShëngjinKukësLezhëPeshkopiDurrësTiranëKavajëElbasanLushnjëFier BeratVlorëPogradecKorçëBilishtErsekëPërmetGjirokastër Himarë LeskovikKonicëMecovëJaninëParamithiD E T I ADR I AT I KDE T I J ONKufijtë e shtetit shqiptar sipasKonferencës së Ambasadorëve në Londër2101

