Page 104 - Demo
P. 104


                                    Mbeti i papërcaktuar fati i Gjirokastrës. Brenda Shqipërisë u përfshi vetëm gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare (rreth 28 mijë km2, me një popullsi rreth 800 mijë banorë). Gjysma tjetër u shkëput padrejtësisht nga atdheu. Brenda saj u përfshi një minoritet grek në krahinat e Dropullit dhe të Delvinës. Konferenca vendosi që të ngriheshin komisione ndërkombëtare, që do të kontrollonin në vend punën për ndarjen e kufijve në veri, verilindje dhe në jug të Shqipërisë. Qeveria e Vlorës dërgoi një delegacion të sajin në Londër me në krye Rasih Dinon. Ai bëri përpjekje të mëdha të parandalonte këtë katastrofë, por pa dobi. Më 30 mars 1913, vetë Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi, ndërmorën një udhëtim në Romë, Vjenë dhe në Londër, për të mbrojtur të drejtat kombëtare të popullit shqiptar. I. Qemali u prit me mospërfillje nga qeveritë e shteteve të mëdha. Ai deklaroi se shqiptarët nuk do t’i përkuleshin fatit dhe se do të mbronin çështjen e tyre.Komisionet e kufijve në vendNë tetor 1913, në vend filluan punën e tyre komisionet e kufijve veriorë, verilindorë dhe jugorë të Shqipërisë. Megjithëse Serbia dhe Greqia pranuan vendimin ndërkombëtar për kufijtë e saj, ato nuk i tërhoqën trupat e tyre ushtarake, duke u sjellë komisioneve vështirësi serioze. Serbia mbante të pushtuara toka të tjera në veri të Drinit, në thellësi të Matit e deri në Mirditë (Orosh). Në mes të tetorit, Austro-Hungaria i dha një ultimatum për këtë Serbisë. Më 20 tetor, Beogradi njoftoi tërheqjen e trupave serbe, por nuk u largua nga të gjitha territoret. Me afrimin e dimrit, duke lënë pas probleme të shumta, Komisioni u largua pa mbaruar punë, gjë që u bë e pamundur edhe në vijim, për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore, në verën e vitit 1914.Fakte historikeNga deklarata e kryetarit të punimeve të Konferencës së .QPFTÅU5ÅT')TGKRÅTMWſLVÅe Shqipërisë:“Unë e di fare mirë se kur gjithçka të bëhet e njohur, kjo zgjidhje, në shumë pika, do të japë shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë vendore. Qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha e ka siguruar atë, ai atëherë ka bërë punën e vet më të rëndësishme në të mirë të paqes në Evropë”. Ismail Qemali, Rasih Dino dhe të tjerë. R. Dino, ishte kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës.32102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108