Page 106 - Demo
P. 106


                                    Tema 3 Shqipëria nën regjimin e princ ViditGrmicëhistorikePërfaqësuesi anglez Lamb në Shqipëri informonte qeverinë e tij se më 19 maj, kur mbërriti në Durrës nga Korfuzi, mësoi se prej orës tre dhe katër të mëngjesit shtëpia e Esat Pashës ishte qëlluar nga një bateri artilerie dhe se ai ishte arrestuar dhe shoqëruar në bordin e kryqëzorit austriak Szigetvarit, për t’u mbajtur aty sipas vullnetit të Princit.Princ Vidi në Shqipëri dhe qeveria e tijMë 21 shkurt 1914, një delegacion shqiptar prej 14 vetash, i caktuar nga KNK-ja dhe i kryesuar nga Esat pashë Toptani, i dorëzuan princ Vidit kurorën e Shqipërisë. Përpara se të vinte në Shqipëri, ai bëri një vizitë shtetërore në kryeqytetet e Fuqive të Mëdha dhe më 7 mars arriti në Durrës, të cilin e caktoi kryeqytet të vendit. Vidi u prit nga delegacione të shumta shqiptarësh. Ai u pa si simboli i shtetit, i unitetit dhe i bashkimit kombëtar. Gjithashtu, një princ evropian përfaqësonte një shkëputje të vendit nga tradita lindore dhe një orientim drejt Evropës.Më 17 mars, Vidi formoi qeverinë shqiptare me kryeministër Turhan pashë Përmetin, ish-diplomat në Perandorinë Osmane. Esat pashë Toptani mori dy poste: atë të ministrit të Brendshëm dhe të Luftës. Shumica e anëtarëve të qeverisë ishin nga rrethet e pronarëve të mëdhenj të tokave dhe ish-funksionarë të lartë të Perandorisë Osmane. Për këtë arsye, shumë intelektualë në vend mbetën të pakënaqur.Qeveria e Vidit veproi në kushte të vështira ekonomike dhe politike. Prapambetja ekonomike në vend ishte e madhe dhe mungonin mjetet financiare. Vidi kishte siguruar nga Austro-Hungaria dhe Italia vetëm 10 milionë franga ari, nga 75 milionë që i patën premtuar Fuqitë e Mëdha.Ndërkohë, në qeveri u formuan dy grupime me drejtime të kundërta: një palë, me princin në krye, u orientua nga Austro-Hungaria, ndërsa pala tjetër nga Italia. 1 Mbërritja e princit Vidit në Durrës, 7 mars 1914 2 Princ Vidi me familjen në Durrës, 1914 Turhan Pashë Përmeti paraqitur në një nga gazetat e kohës3104
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110