Page 107 - Demo
P. 107


                                    Tematika IVPërfaqësuesit e KNK-së ishin në rivalitet me njëri-tjetrin dhe organizonin intriga në kurriz të qeverisjes në vend. Shqipëria, si një shtet asnjanës nën garancinë ndërkombëtare, nuk ishte e lirë të organizonte një ushtri të rregullt, me përjashtim të xhandarmërisë, e organizuar nga oficerë holandezë dhe disa njësi artilerie.Statuti Organik i ShqipërisëMë 10 prill 1914 u hartua dhe u miratua nga KNK-ja “Statuti Organik i Shqipërisë”, i cili ishte kushtetuta e parë e shtetit shqiptar. Ai përbëhej nga 216 nene dhe mbështetej në vendimet e marra në Konferencën e Ambasadorëve më 29 korrik 1913. Statuti e shpallte Shqipërinë principatë kushtetuese, sovrane dhe trashëgimore, në trajtën e sundimit të një monarku të huaj. Fuqitë e Mëdha garantonin tërësinë territoriale të shtetit shqiptar dhe asnjanësinë e tij.Princ Vidi ishte kryetari më i lartë i administratës civile dhe ushtarake. Ai kishte të drejtë të emëronte Këshillin e Ministrave. Organi legjislativ ishte Asambleja Kombëtare dhe dhjetë anëtarë të saj përzgjidheshin nga princ Vidi. Asambleja nuk kishte asnjë kompetencë mbi organet ekzekutive. Një nen i veçantë i statutit përcaktonte se Shqipëria nuk kishte fe zyrtare. Gjuha zyrtare do të ishte shqipja dhe, nga ana administrative, vendi do të ndahej në 7 sanxhakë, që ishin: Elbasani, Shkodra, Drini (Dibra), Durrësi (ku bënte pjesë dhe Tirana), Berati, Korça dhe Gjirokastra. Sa nxhaku kishte rolin e prefekturës. Statuti garantonte pronën private dhe mbronte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike, politike dhe shoqërore. Ai linte në fuqi kapitulacionet që Perandoria Osmane u kishte dhënë Fuqive të Mëdha. Gjithashtu, KNK-ja do të vazhdonte të kryente mbikëqyrjen në shtetin e ri.Personazh historik“Vilhelm Vidi lindi në Noi-Vid të Gjermanisë Jugperëndimore, më 26 mars 1876. Ai ishte nipi i Mbretëreshës Elisabeta të Rumanisë dhe nipi i madh i Perandorit Vilhelmi II të Gjermanisë.Oferta për të pranuar fronin princor të Shqipërisë iu RCTCSKV8KNJGNO8KFKVPÅſNNKOtë tetorit 1913. Vilhelm Vidi vuri disa kushte. Fuqitë duhej të siguronin një kredi prej 75 milionë frangash, duhej TTGIWNNWCTÁÅUJVLCGMWſLXGjugorë të Shqipërisë etj. Më 7 mars 1914, Princ Vidi me ITWCPGVKL5QſCPFJGOGoborrin e tij të vogël zbriti në Durrës. Për nder të atdheut të ri, ripagëzoi dy fëmijët e tij me emra shqiptarë: Skënder dhe Donika. Ai kishte qenë kapiten në ushtrinë gjermane. Pasi ſNNQK.WHVCG2CTÅ$QVÅTQTGmë 3 shtator 1914, princ V. Vidi u largua nga Shqipëria bashkë me familjen e tij. Pas përfundimit të luftës, Vidi jetoi në Tirol, në Munih dhe më 1925 u vendos në Rumani, ku dhe vdiq më 18 prill 1945. Princ Vidi dhe qëndrimi i tij i shkurtër në Shqipëri është vlerësuar në mënyra të ndryshme. Një nga këto vlerësime është ai i Nolit, i cili ka shkruar: “Princ Vidi mund të kritikohet vetëm sepse nuk qe në gjendje të bënte mrekullira.”0¿RMBLEDHJENGAJETADHEveprimtaria e Princ Vidit) Gjendja politike në Shqipëri gjatë qeverisjes së ViditQeveria e Vidit kishte si detyrë themelore bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare, sipas kufijve të përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Në këtë proces, kjo qeveri ndeshi vështirësi të mëdha. Ajo u përball sidomos me lëvizjen e ashtuquajtur “vorio-epirote” në jug të vendit dhe me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme.4 Delegacioni shqiptar në pallatin e Vidit në Gjermani, 21 shkurt 1914105
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111