Page 108 - Demo
P. 108
Qeveria greke i njohu zyrtarisht vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe Protokollin e Firences së dhjetorit 1913 për kufijtë e Jugut të Shqipërisë. Në fillim të marsit të vitit 1914, përballë presioneve të Fuqive të Mëdha, Greqia i tërhoqi plotësisht trupat e saj nga Shqipëria, duke lënë pas grupe ushtarake të quajtura “kompani të shenjta”. Ndërkohë, ajo nxiti në jug të vendit një lëvizje autonomiste. Në shkurt-mars 1914, këto qarqe organizuan në Gjirokastër një kongres panepirot, i cili shpalli “autonominë e Vorio-Epirit”, më 2 mars 1914. Sipas këtij Kongresi, “Vorio-Epiri autonom” do të përfshinte Gjirokastrën, Himarën, Sarandën, Delvinën dhe Përmetin. U formua një qeveri e përkohshme, me kryetar Jorgji K. Zografon (ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë). Disa ditë më vonë edhe Spiro Spiromiloja nga Himara, major i ushtrisë greke, shpalli “autonominë e Himarës”, në një zonë me shtatë fshatra të bregdetit. Qeveria kukull e Zografos kërkoi nga Fuqitë e Mëdha që “Vorio-Epiri” të gëzonte një vetëqeverisje në administratë, në fe dhe në kulturë. Grupet ushtarake greke, me bashkëpunëtorët e tyre, kryen masakra të egra ndaj popullsisë shqiptare dhe dogjën fshatra të tëra, duke sjellë dëme të mëdha ekonomike.Qeveria shqiptare i hodhi poshtë këto kërkesa dhe përgatiti njësi të armatosura për të përballuar agresionin grek. Me ndihmën e popullsisë patriote, qeveria shqiptare arriti të shtypte një tentativë të lëvizjes së ashtuquajtur epirote, për të rimarrë qytetin e Korçës në fillim të marsit të po atij viti.E detyruar nga Fuqitë e Mëdha, në situatën e zhvillimit të kryengritjes në Shqipërinë e Mesme, ajo autorizoi KNK-në, për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Pas disa ditësh bisedime në Korfuz ndërmjet KNK-së dhe përfaqësuesve të Zografos, më 17 maj të vitit 1914 u nënshkrua Protokolli i Korfuzit. Sipas tij, dy prefekturat jugore, Korça dhe Gjirokastra, do të gëzonin një administratë gjysmautonome, ndërsa katërmbëdhjetë fshatrave në krahinën e Himarës do t’u njiheshin privilegjet (venomet) e vjetra të Perandorisë Osmane. Pas disa mospranimesh, qeveria e Vidit e ratifikoi këtë protokoll, duke parashtruar disa ndryshime, që nuk u zbatuan për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Protokolli i Korfuzit shkeli vendimet ndërkombëtare të Konferencës së Ambasadorëve në Londër për Shqipërinë dhe nuk pati një bazë reale, duke shkaktuar zemërim dhe protesta te populli shqiptar. Pikërisht në këtë situatë të rëndë, në maj 1914, shpërtheu lëvizja kryengritëse, e quajtur Kryengritja Fshatare e Shqipërisë së Mesme. Në krye të kryengritjes mbizotëroi rryma turkomane, me kryetar të Këshillit të Përgjithshëm Mustafa Ndroqin. Sipas programit të tyre u kërkua largimi i princ Vidit, vendosja e një princi turk, përdorimi i një alfabeti turko-arab për shkrimin e gjuhës shqipe etj. Kështu, kryengritja mori një karakter antikombëtar. Ajo u nxit nga emisarët xhonturq dhe nga fuqitë e tjera, secila për interesa vetjakë, ndërkohë që ishte në prag shpërthimi i Luftës së Parë Botërore. Kryengritësit rrethuan Durrësin, u shtrinë në veri deri në lumin Mat dhe në jug deri në Vlorë. Me këto ngjarje përfundoi dhe faza e parë e kryengritjes. Ajo hyri në fazën e dytë me karakter antiesadist, derisa u shtyp nga trupat serbe dhe Esat pashë Toptani në qershor të vitit 1915.FjalorKapitulacion – privilegj i dhënë nga një shtet apo institucionet e tij, qytetarëve të një shteti tjetër.Rebelët hyjnë në Pallatin e princ Vidit në Durrës. Në krye të tyre ishte Musa Qazimi,5 shtator 1914.5106

