Page 109 - Demo
P. 109
Tematika IVForcat kryengritëse ngritën flamurin turk kudo që shkuan, rrëzuan administratën e Vidit, persekutuan elementët patriotë dhe kaluan në veprime anarkiste ndaj pronës, sidomos në fazën e dytë, kur në krye të forcave të armatosura erdhi Haxhi Qamili.Në këto rrethana, e izoluar në Durrës, qeveria e Vidit nuk mundi ta përballonte e vetme këtë gjendje. Ajo kërkoi ndihmë nga fuqitë e huaja, por ato nuk e mbështetën; madje, edhe Austro-Hungaria e braktisi Vidin. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, në gusht të vitit 1914, qeveria shqiptare shpalli asnjanësinë e saj. Më 3 shtator, pas një promemorieje drejtuar popullit shqiptar, princ Vidi u largua nga Shqipëria. Ai nuk abdikoi asnjëherë nga froni.Mblidhni materiale dhe diskutoni sa ishte në gjendje Vidi të ruante stabilitetin në Shqipëri.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: Vorio- Epir organe ekzekutive “Statuti Organik i Shqipërisë” “kompani të shenjta” abdikim Histori përmes arsyetimit Përshkruani elementet kryesore të organizimit të shtetit të Vidit dhe raportet mes tyre. Ardhja e një princi të huaj krijoi shpresa të mëdha në Shqipëri. Tregoni cilat ishin këto shpresa në gjirin e popullit dhe të rretheve intelektuale shqiptare.Histori përmes analizës Tregoni përbërjen e qeverisë Vidi dhe shpjegoni shkaqet e pakënaqësisë ndaj saj. Evidentoni vështirësitë dhe pengesat me të cilat u përball që në fillim qeverisja e Vidit. Vini në dukje rëndësinë e Statutit Organik të Shqipërisë. Analizoni qëndrimin e Vidit dhe të qeverisë shqiptare ndaj lëvizjes “vorio-epirote”. Identifikoni shkaqet e Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme dhe dalloni karakterin e saj. Analizoni arsyet e largimit të princ Vidit nga Shqipëria. Mblidhni materiale shtesë dhe analizoni rolin e Esat Pashës në qeverinë e Vidit, si dhe shkaqet e arrestimit të tij në maj 1914.Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveKomisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në takim me kryengritësit në Shijak6Parimet bazë të organizimit shtetërorStatusi Organik i ViditNdërtimi AdministrativOrganet ekzekutive Organet legjislative__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________107

