Page 11 - Demo
P. 11
Tematika IHistori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: parahistori mbetje fosile vendbanime të hapura palafite tuma ndarje shoqërore e punës pellazgëHistori përmes arsyetimit Neoliti (epoka e gurit të ri) përbën një periudhë ndryshimesh të vrullshme në jetën e njerëzve parahistorikë. Vini në dukje një karakteristikë që e dallon neolitin nga epokat e mëparshme. Tregoni ndryshimet me karakter ekonomiko-shoqëror të epokës neolitike. Si ndryshon mënyra e jetesës dhe e banimit në neolit?Histori përmes analizës Identifikoni kufirin ndarës mes historisë dhe parahistorisë. Evidentoni në një shkallë kohe, epokat e ndryshme të parahistorisë. Tregoni ndryshimet që karakterizojnë epokën e bakrit nga pikëpamja shoqërore dhe ekonomike. Vini në dukje periudhën kur nis të formohet ndërgjegjja ilire në territoret e Ballkanit Perëndimor. Evolucioni biologjik dhe kulturor i njeriut kalon nëpër epoka të ndryshme që karakterizohen nga ndryshime të thella në shumë aspekte. Evidentoni disa tipare dalluese të secilës prej epokave të mëposhtme:Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurivePaleoliti i lartë Mezoliti Eneoliti________________________________________________________________________Kryesisht, përdorej riti i vendosjes së trupit në varr, së bashku me objekte materiale për jetën e përtejme. Në raste të rralla përdorej dhe riti i varrimit me djegie. Prodhimet e qeramikës, armëve, zbukurimeve, mjeteve të punës etj., tregojnë për ekzistencën e traditave të ndryshme kulturore në zona të ndryshme të Ilirisë. Nga fundi i epokës së hekurit fillojnë të formësohen tiparet dhe territoret e shtrirjes së fiseve kryesore ilire, që dallojnë prej njëri-tjetrit nga disa elemente të kulturës materiale, por bashkohen nga një ndërgjegje e përbashkët kulturore ilire.10 Fibul gjyslykore bronzi nga tuma e Kamenicës, Korçë Enë të pikturuara të epokës së hekurit nga tuma e Barçit, Korçë 119

