Page 110 - Demo
P. 110


                                    Ndarja e Shqipërisë në zona pushtimiNë verën e vitit 1914, kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, në Shqipëri nuk kishte një pushtet qendror kombëtar. Ajo qëndroi jashtë konfliktit botëror, por shumë shpejt, territoret e saj u kthyen në fusha beteje ndërmjet dy blloqeve kundërshtare, Aleancës Tripalëshe dhe Antantës.Pa hyrë ende në luftë, si Greqia, ashtu edhe Italia, pushtuan territore shqiptare. Në tetor të vitit 1914, Greqia pushtoi Korçën, Gjirokastrën dhe krahina të tjera në jug të Shqipërisë, ndërsa në dhjetor Italia zbarkoi në Vlorë. Në vitin 1915, pas hyrjes në luftë pro Antantës, ajo pushtoi gjithë Shqipërinë e Jugut, duke përzënë prej andej trupat greke. Gjithashtu, në qershor të vitit 1915, trupat serbe dhe malazeze pro Antantës, pushtuan Shqipërinë Veriore dhe atë të Mesme deri në lumin Shkumbin. Malazezët rrethuan Shkodrën.Në janar të vitit 1916, në Shqipërinë Veriore dhe të Mesme hynë ushtritë austro-hungareze, të cilat arritën deri në lumin Vjosë, duke larguar trupat serbe dhe malazeze. Në të njëjtën kohë, trupat franceze marshuan nga Greqia dhe në tetor pushtuan Korçën dhe u shtrinë deri në Gorë e Opar. Vija e frontit ndërmjet ushtrive ndërluftuese, deri në përfundim të luftës, u shtri afërsisht në linjën Vlorë-Berat-Pogradec. Të gjithë pushtuesit vendosën regjimet e tyre të pushtimit dhe administrata civile, duke aktivizuar dhe nëpunës shqiptarë. Më 10 dhjetor 1916, midis komandës franceze dhe një delegacioni përfaqësues të popullsisë së krahinës së Korçës u nënshkrua një protokoll për krijimin e “krahinës autonome të Korçës”. Në qytet u ngrit një administratë shqiptare, u valëvit flamuri shqiptar dhe u hapën shkolla në gjuhën shqipe. U larguan edhe administratorët grekë, që i kishin mbyllur ato. Kjo ishte një arritje e lëvizjes kombëtare, mbasi komanda franceze pranoi karakterin etnik shqiptar të popullsisë së trevës së Korçës. Patriotët korçarë, si Themistokli Gërmenji e të tjerë, i dhanë krahinës autonome emrin “Republika e Korçës”. Kjo krahinë autonome nuk mbijetoi gjatë. Me hyrjen e Greqisë në luftë pro Antantës, në nëntor 1917, Themistokli Gërmenji u arrestua dhe me anë të akuzave të dyshimta u dënua me vdekje, në Selanik. Protokolli i vitit 1916 u shfuqizua zyrtarisht në shkurt të 1918. Krahina e Korçës u vendos nën administrimin e drejtpërdrejtë të trupave franceze. Në 23 janar të vitit 1917, qeveria e Vjenës bëri një shpallje publike në Shkodër, ku premtoi autonominë e Shqipërisë pas lufte, kur sipas saj, do të aftësohej për vetëqeverisje. Ata lejuan ngritjen e flamurit shqiptar, Tema 4 Shqipëria gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918)GrmicëhistorikeMë 4 korrik 1918, Noli pati rastin të takonte presidentin Uillson, ku i tha se e vetmja shpresë për shqiptarët ishte Amerika dhe vetë presidenti. Ai mori përgjigjen se, “unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes dhe atë do ta përdor edhe për të drejtat e shqiptarëve.”Cetinë PodgoricëTivarUlqinVlorëKëlcyrëPërmetGjirokastër HimarëKorçëPlic PrishtinëPrizrenGostivarDibërStrugëOhërKonicaJaninë Filimbus KorfuzFrancë Austro-Hungari ItaliShkodërPeshkopiTiranë DurrësElbasanLushnjëFier BeratGjakovëKukësTepelenëDelvinëSarandëD E T I A D R I A T I KZonat e pushtimit të Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore1108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114