Page 111 - Demo
P. 111
Tematika IVhapën shkolla shqipe dhe u formua “Komisia Letrare” për lëvrimin e gjuhës shqipe.Më 3 qershor 1917, qeveria italiane shpalli “pavarësinë e gjithë Shqipërisë” në Gjirokastër, por “nën hijen dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë”. Kjo “pavarësi” përjashtonte Vlorën dhe krahinat e saj. Edhe në Gjirokastër u ngrit flamuri kombëtar dhe u aktivizuan elementë vendas në administratë.Këto shpallje patën karakter demagogjik dhe të përkohshëm. Asnjëra nga këto fuqi nuk u shpreh për një pavarësi të Shqipërisë pas lufte, duke shkelur vendimin e 29 korrikut të vitit 1913 të Kongresit të Londrës për Shqipërinë.Traktati i Fshehtë i Londrës Gjatë Luftës së Parë Botërore, gjendja e popullit shqiptar u ndërlikua së tepërmi edhe nga pazarllëqet dhe traktatet e fshehta ndërmjet fuqive të huaja në dëm të saj. Një nga këta ishte Traktati i Fshehtë i Londrës, i nënshkruar më 26 prill 1915 ndërmjet fuqive të Antantës dhe Italisë.Sipas këtij Traktati, Italia do të aneksonte Vlorën, duke përfshirë edhe Tepelenën deri në Himarë së bashku me ishullin e Sazanit. U vendos të krijohej një shtet i gjymtuar shqiptar në Shqipërinë e Mesme, nën protektoratin e Italisë. Ndërsa krahinat e saj veriore dhe jugore, do të ndaheshin ndërmjet Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Kushtet e këtij pakti u mbajtën të fshehta. Ai u bë i njohur për shqiptarët vetëm nga fundi i Luftës së Parë Botërore.Lëvizja Kombëtare gjatë Luftës së Parë Botërore Gjatë Luftës së Parë Botërore, populli shqiptar ndoqi me shqetësim ngjarjet dhe situatat dramatike. Brenda vendit u krijuan komitete të fshehta, ndërsa jashtë tij u krijuan shoqëri e grupe politike etj., por që asnjëherë nuk u arrit të krijohej një organizatë mbarëkombëtare.Ndër objektivat kryesorë që përcaktuan këto grupime për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare ishin së pari: sigurimi i plotë i pavarësisë së shtetit shqiptar; së dyti, rishikimi i kufijve të shtetit shqiptar të vitit 1913, duke përfshirë edhe territoret shqiptare, që kishin mbetur jashtë saj. Gjithashtu, ata shprehën kërkesën për mënjanimin e kontrollit kolektiv të Fuqive të Mëdha për Shqipërinë, e përcaktuar në Konferencën e Londrës më 1913. Kolonitë shqiptare në ShBA, në Rumani, në Bullgari, në Turqi, në Zvicër, në Egjipt etj., dhanë një ndihmesë të rëndësishme për sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për një Shqipëri të pavarur pas lufte dhe tërësinë e saj territoriale. Federata “Vatra” dërgoi përfaqësues të saj pranë fuqive evropiane për të paraqitur pranë tyre objektivat e çështjes shqiptare.Shqipëria pas Luftës së Parë Botërore, Kongresi i DurrësitLufta e Parë Botërore mori fund në nëntor të vitit 1918, me fitoren e Antantës. Ushtritë austro-hungareze u tërhoqën nga Shqipëria. Trupat italiane arritën në Shkodër në tetor të vitit 1918 dhe u shtrinë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, nga Konispoli deri në afërsi të kufijve veriorë të Shqipërisë.Administrimi i Shkodrës iu besua një garnizoni ushtarak ndëraleat. Ushtritë serbe, pasi ripushtuan Kosovën dhe territore të tjera shqiptare, hynë deri në lumin Drin, ku vendosën të ashtuquajturën vijë strategjike. Më vonë, edhe trupat franceze u larguan nga Korça, Pogradeci etj.Përfaqësuesit e Antantës dhe të Italisë që nënshkruan Traktatin e Fshehtë të Londrës.2Faik Konica, Gjergj Pekmezi dhe Fan Noli në fillimet e “Vatrës”3109

