Page 112 - Demo
P. 112
Në këtë gjendje, në prag të hapjes së Konferencës së Paqes në Paris, lindi nevoja për thirrjen e një Kongresi Kombëtar dhe formimin e një qeverie shqiptare. Kongresi i filloi punimet më 25 dhjetor 1918 në Durrës. Në Kongres morën pjesë 50 delegatë, përveç përfaqësuesve nga krahina e Vlorës dhe krahina të tjera ende të pushtuara. Kongresi formoi një qeveri të përkohshme me në krye Turhan pashë Përmetin. Gjithashtu, u formua një Pleqësi (Senat), si organ këshillues, i cili do të thirrej një herë në dy muaj. Në Kongres u caktua edhe delegacioni që do të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris, i drejtuar nga kryeministri Turhan pashë Përmeti.Kongresi me gjithë presionin italian, përgjithësisht i zhvilloi punimet jashtë ndikimit të tij. Ai hartoi një program politik, në të cilin shprehej synimi për rifitimin e pavarësisë së vendit dhe për rishikimin e kufijve të vitit 1913. Në këtë mënyrë, u godit Traktati i Fshehtë i Londrës për copëtimin e Shqipërisë. Shumë shpejt qeveria e Durrësit e shtriu pushtetin e saj në prefekturën e Beratit, të Elbasanit, të Durrësit dhe të rrethinave të Shkodrës.Mbështetur në materialet plotësuese, analizoni shkaqet e ekzekutimit të Themistokli Gërmenjit më 9 nëntor 1917.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: front lufte Republika e Korçës demagogji federata “Vatra” Kongresi i Durrësit protektoratHistori përmes arsyetimit Përshkruaj disa akte të fuqive ndërluftuese për të fituar përkrahjen e popullsisë shqiptare: Traktati i Fshehtë i Londrës ishte një goditje e fortë për shtetin e ri shqiptar. Krahasoni Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve (1913) me Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), duke vënë në dukje dallimet mes tyre.Histori përmes analizës Evidentoni fuqitë pushtuese në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore dhe zonat e tyre të pushtimit. Shpjegoni përse u ndërlikua pozita e Shqipërisë gjatë Luftës së parë Botërore. Analizoni rëndësinë e krijimit të Krahinës Autonome të Korçës. Tregoni objektivat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë Luftës. Analizoni vendimet e Kongresit të Durrësit. Diskutoni nëse përfundimi i Luftë së Parë Botërore shënoi fundin e pranisë ushtarake të huaj në territorin shqiptar dhe pse. Argumentoni nëse deklaratat austro-hungareze dhe ato italiane jepnin garanci për pavarësinë e Shqipërisë pas lufte. Pse?Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveFranca Austro-Hungaria Italia____________________________________________________________________________________110

