Page 113 - Demo
P. 113


                                    Tematika IVGrmicëhistorikeTema 5 Çështja shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris dhe Kongresi i LushnjësTurhan Pasha, kryetar i Dërgatës shqiptare në Paris, në notëprotestën dërguar Zh. Klemansosë, shkruante: “Dërgata shqiptare beson se nuk mund të jenë dy pesha e dy masa për të vendosur organizimin e drejtë të botës... Populli shqiptar s’do mund me pranue vendime që venë kundra tanësisë tokësore e mëvetësisë së tij”.Çështja shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris (janar 1919 – janar 1920)Konferenca e Paqes u hap zyrtarisht në janar 1919. Ajo u organizua nga pesë Fuqitë e Mëdha, fituese të luftës: ShBA-ja, Anglia, Franca, Italia dhe Japonia. Qëllimi i saj ishte përfundimi i Traktateve të Paqes me vendet ndërluftuese. Në këtë konferencë u mor vendimi për krijimin e shtetit të bashkuar Serbo-Kroato-Slloven (SKS), i cili më vonë mori emrin Jugosllavi.Çështja shqiptare u diskutua gjatë në këtë konferencë. Italia kërkonte zbatimin e Traktatit të Fshehtë të Londrës, që i kishte caktuar zotërimin e Vlorës me rrethinat e saj, si dhe protektoratin mbi shtetin e cunguar shqiptar. Greqia kërkonte të aneksonte Korçën dhe Gjirokastrën. Shteti SKS u shpreh për një shtet të pavarur shqiptar, por në rast të copëtimit të saj, ai do të kërkonte pjesën që i “takonte” (sipas Traktatit të Londrës). Në vazhdën e projekteve të mëparshme, më 13 janar 1920, u arrit një projektmarrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të Francës, të Anglisë dhe të Italisë, sipas së cilës do të zbatoheshin dispozitat e Traktatit të Fshehtë të Londrës për copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Italisë, Serbisë dhe Greqisë. Presidenti i ShBA-së, Uillson (Thomas Woodrow Wilson), reagoi ashpër ndaj kësaj marrëveshjeje. Ai e hodhi poshtë atë, në vazhdimësi të qëndrimit të tij të mëparshëm mbi pavlefshmërinë e Traktatit të Fshehtë të Londrës, të cilin ShBA-ja, që ende s’kishte hyrë në luftë, nuk e kishte firmosur. Presidenti Uillson u shpreh se nuk mund të pranonte një marrëveshje, që mund ta copëtonte Shqipërinë.Delegacioni shqiptar, me në krye Turhan pashë Përmetin, u nis në Paris në shkurt të vitit 1919. Gjithashtu, për çështjen shqiptare aty u aktivizuan edhe delegacione të shqiptarëve të ShBA-së, të Turqisë dhe të Rumanisë. Delegacioni zyrtar paraqiti pranë Konferencës së Paqes në Paris kërkesat e veta për një Shqipëri të pavarur me kufijtë e saj natyrorë. Por, që nga pranvera e vitit 1919, ky delegacion filloi të përçahej nga trysnia italiane dhe nga frika e copëtimit të vendit. Një grupim i tij kërkoi mandatin e një fuqie të largët, si ShBA-ja etj., ndërsa tjetri kërkoi mbrojtjen e Italisë. Vetëm pas projektmarrëveshjes së 13 janarit 1920 për copëtimin e Shqipërisë, të cituar më lart, ky delegacion hoqi dorë nga kërkesa për ta vënë Shqipërinë nën protektorate të huaja.Konferenca e Paqes në Paris, 191912 Tomas Udrou UillsonLondrës përashpër ndajrimit të tij të cilin ShBA-ja,on u shprehqipërinë.aris në shkurt e delegacioneyrtar paraqitiri të pavarur gacion filloi . Njësa s111
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117