Page 114 - Demo
P. 114
Kongresi i Lushnjës dhe vendimet e tij Përhapja e lajmeve për projektet në dëm të Shqipërisë dhe të qëndrimit të delegacionit qeveritar shqiptar, rritën pakënaqësinë ndaj qeverisë së Durrësit. Ndërkohë, ajo kishte lejuar rritjen e kontrollit italian mbi veprimtarinë e administratës shqiptare, që ngjalli shqetësim në rrethet patriotike shqiptare.Në këto rrethana, të gjitha grupimet shoqërore e politike vendosën që të thirrej një kongres i ri kombëtar. Kongresi u hap në Lushnjë më 21 janar 1920 dhe i zhvilloi punimet më 28-31 janar, nën kryesinë e Aqif pashë Elbasanit. Në këtë kongres morën pjesë 50 delegatë nga të gjitha krahinat e vendit, me përjashtim të Vlorës që ishte nën pushtimin italian dhe të krahinave në veri të Drinit, të pushtuara nga Serbia. Për të mbrojtur Kongresin u krijua një forcë e armatosur, me vullnetarë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Kongresi i Lushnjës hodhi poshtë projektet e Konferencës së Paqes për Shqipërinë. Ai u shpreh ashpër kundër çdolloj protektorati të huaj, kërkoi pavarësinë e plotë të vendit, tërësinë territoriale të shtetit shqiptar, si dhe bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarë, të mbetur në vendet fqinjë, sipas vendimeve të Konferencës së Londrës, më 1913. Kongresi e shpalli të shkarkuar qeverinë e Durrësit me argumentin se, kishte shkelur programin e Kongresit të Durrësit dhe e cilësoi atë si antikombëtare dhe proitaliane. Ky kongres shkarkoi edhe delegacionin zyrtar në Konferencën e Paqes dhe formoi një delegacion të ri. Qeveria e Durrësit u zëvendësua me një qeveri të re të kryesuar nga Sulejman Delvina. Gjithashtu, u miratua “Statuti Organik i Lushnjës”, një akt juridik i rëndësishëm prej gjashtë nenesh. Sipas Statutit, u ruajt përkohësisht forma monarkike e qeverisjes, deri në thirrjen e një asambleje kushtetuese dhe hartimin e kushtetutës. U krijua një Këshill i Lartë prej katër vetash në formë regjence si kreu më i lartë i shtetit, i përbërë nga përfaqësues të katër komuniteteve kryesore fetare. Kongresi zgjodhi një Këshill Kombëtar, të quajtur Senat, me funksione legjislative, i cili pati kompetenca më të gjera, në raport me Këshillin e Lartë. Statuti i Lushnjës nuk përcaktoi një fe zyrtare, duke i dhënë shtetit shqiptar karakter laik. Ai përcaktoi barazinë e qytetarëve përpara ligjit, të drejtën e besimit, të pronës etj. 3 Foto nga Konferenca e Paqes në Paris. Përfaqësuesit e katër Fuqive të MëdhaFakte historikePjesë nga Vendimi i Kuvendit Kombëtar të Lushnjës drejtuar Konferencës së Paqes në Paris, 30 janar 1920.1) “Kuvendi proteston kundër vendimit që dënon një shtet asnjanës dhe të njohur si një nga kombet më të vjetra të Evropës....2) Kuvendi vendosi të mos pranojë asnjë mandat ose protektorat të huaj.3) ...Shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë të ILKVJCUCMTKſECVVÅderdhin edhe pikën e fundit të gjakut të tyre kundër çdo vendimi që mund të vërë në rrezik tërësinë territoriale dhe pavarësinë e tyre të plotë.”Kryetari i Kuvendit +OMB¿TAR!QIFPASH¿%LBASANIh¿SHTJASHQIPTAREN¿AKTETND¿RKOMB¿TAREPAS,UFT¿S)\112

