Page 115 - Demo
P. 115


                                    Tematika IVKongresi i Lushnjës pati një rëndësi të veçantë. Aty u arrit një bashkim politik, një aleancë e të gjitha shtresave dhe grupimeve politike, e quajtur “aleanca e shenjtë”. Kongresi ngriti zërin me forcë kundër projekteve për copëtimin e Shqipërisë dhe protektorateve të huaja. Vendimet e tij për organizimin e shtetit shqiptar, u ndërtuan në frymën e parlamentarizmit perëndimor dhe vunë bazat për një organizim demokratik të vendit.Qeveria e Sulejman Delvinës dhe masat e para të sajQeveria e re me në krye Sulejman Delvinën zgjodhi Tiranën si kryeqytet të përkohshëm dhe u vendos aty më 11 shkurt 1920. Qeveria e Durrësit ndërkohë, e mbetur pa përkrahjen popullore dhe administrative, u detyrua të largohej dhe të dorëzonte arkivat qeveritare.Qeveria e filloi punën e saj në mënyrë të pavarur dhe nuk pranoi asnjë kontroll italian, a të ndonjë fuqie tjetër. Ajo i kushtoi vëmendje të veçantë rinjohjes së pavarësisë së Shqipërisë, tërësisë së saj tokësore, si dhe shtrirjes së autoritetit të saj në të gjitha krahinat e vendit. Qeveria e re i kërkoi Italisë të largohej nga Vlora, Himara dhe Tepelena, ku ajo kishte përqendruar trupat e saj, si dhe Serbisë të largonte trupat mbi lumin Drin.Më 28 maj 1920 u nënshkrua Protokolli i Kapshticës me qeverinë greke. Sipas marrëveshjes, qeveria greke do t’i njihte përkohësisht kufijtë e përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913, deri në përfundim të Konferencës së Paqes në Paris. Por, ajo do t’i mbante trupat e saj ushtarake në 26 fshatra në juglindje të vendit, për të cilat kishin pretendime të dyja vendet.Ndërkohë, qeveria u përball në vend me lëvizjen e armatosur esadiste, të drejtuar nga Esat pashë Toptani, i cili qëndronte në Paris në krye të një delegacioni. Ai synonte të ishte në krye të vendit. Pas atentatit të Esat pashë Toptanit nga Avni Rustemi, më 13 qershor 1920, lëvizja separatiste-esadiste mori fund.Ndonëse qeveria nuk hyri në konflikt të hapur me italianët, Komiteti i Vlorës me vullnetarë nga mbarë vendi, me mbështetjen e saj, organizoi kryengritjen popullore, që shpërtheu më 3 qershor 1920. Kjo kryengritje ka marrë emrin Lufta e Vlorës. Më 23 korrik, luftëtarët hynë në Vlorë. Me protokollin e 2 gushtit 1920, midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, pala FjalorAsamble Kushtetuese – institucion i zgjedhur që harton kushtetutën dhe përcakton formën e regjimit etj.Senat ose Këshill Kombëtar – emërtim i Parlamentit Shqiptar sipas Statusit Organik të Lushnjës.Protektorat – formë e varësisë së një shteti nga një shtet tjetër ose institucion ndërkombëtar, ndonëse ky ruan një autonomi të brendshme. 4 Sulejman Delvina5 Tirana, 1920113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119