Page 116 - Demo
P. 116
Me ndihmën e mësuesit, grupe të caktuara nxënësish, të hartojnë një album të vogël me fakte, kujtime, fotografi rreth Kongresit të Lushnjës.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: Statuti Organik i Lushnjës Konferenca e Paqes në Paris regjenca Protokolli i Kapshticës lëvizje esadiste parlamentarizëm Histori përmes arsyetimit Duke përdorur diagramin e Venit, dalloni të përbashkëtat dhe të veçantat e qëndrimeve të qeverisë së Durrësit dhe Kongresit të Lushnjës lidhur me çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes. Në Konferencën e Paqes në Paris, Shqipëria gjeti një mbrojtës të rëndësishëm te presidenti i SHBA-së, Uillson. Sipas mendimit tuaj, cilat ishin motivet e qëndrimit të Uillsonit?Histori përmes analizës Përshkruani situatën në Shqipëri në fund të Luftës së Parë Botërore. Evidentoni qëndrimet e fuqive fituese në Konferencën e Paqes për Shqipërinë. Shpjegoni qëndrimet e ndryshme të delegacionit shqiptar të qeverisë së Durrësit në këtë Konferencë. Tregoni rrethanat politike të thirrjes së Kongresit të Lushnjës. Analizoni vendimet e Konferencës së Lushnjës në lidhje me:• pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë;• organizimin e brendshëm shtetëror. Vini në dukje arritjet e Kongresit të Lushnjës. Argumentoni rezultatet pozitive të qeverisë së Sulejman Delvinës. Qeveria e Sulejman Delvinës, e dalë nga Kongresi i Lushnjës, vendosi autoritetin e shtetit në planin e brendshëm dhe konsolidoi pozitën e Shqipërisë në planin e jashtëm. Si arriti kjo qeveri të kishte sukses në rrethana aq të vështira?Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveitaliane njihte pavarësinë e Shqipërisë, sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Trupat e saj do të tërhiqeshin nga Shqipëria, me përjashtim të Sazanit, të cilin do ta mbante Italia.Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve. Ky akt pati një rëndësi të veçantë, sepse përbënte në fakt një akt njohjeje kolektive të shtetit dhe të qeverisë shqiptare. Ai i hapi rrugën vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Paris për Shqipërinë (9 nëntor 1921). Qeveria e Durrësit Kongresi i Lushnjës114

