Page 117 - Demo
P. 117
Tematika IVGrmicëhistorikeShteti shqiptar gjatë viteve 1921-1924 Tema 6Zhystin Godar, politikan francez, përshkruan delegacionet e fshatarëve me flamurin kombëtar, përgjatë rrugës së kalimit të tij për në Shkodër, më 1921. Ai i Krujës, ishte mjaft i madh dhe përfshinte edhe fëmijët e shkollave. Një djalë recitoi një vjershë të At Gjergj Fishtës, një tjetër Marsejezën. Ato shprehnin vullnetin për një shtet të pavarur.Jeta politike në Shqipëri përgjatë vitit 1921 dhe zgjedhjet e para parlamentarePërgjatë vitit 1921, vendi vazhdoi të përballej me çështje të rëndësishme ekonomike, politike dhe ndërkombëtare. Situata ekonomike ishte mjaft e rënduar dhe buxheti i shtetit ishte tepër i varfër. Gjendja rëndohej nga sulmet e herëpashershme të trupave serbe në jug të lumit Drin, duke sjellë humbje të konsiderueshme në njerëz dhe shkatërrime në fshatra të tëra të Veriut. Banorë të shumtë u larguan nga trojet e tyre për në brendësi të vendit.Në këto rrethana, në vend u krijua pakënaqësi ndaj qeverisë. Në fund të vitit 1920, vendimi i qeverisë për të thirrur zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, nuk u pranua nga Këshilli i Lartë dhe shumë deputetë të parlamentit.Sulejman Delvina dha dorëheqjen dhe u krijua qeveria e re e Iljaz Vrionit. Kjo qeveri përgatiti ligjin e zgjedhjes së deputetëve për Këshillin Kombëtar. Meqë shumica e popullsisë ishte analfabete, sistemi i votimit bëhej me dy raunde: votuesit në raundin e parë zgjidhnin përfaqësuesit e tyre për raundin e dytë, këta të fundit zgjidhni deputetët. Gratë dhe ushtarakët nuk gëzonin të drejtë vote. Fushata zgjedhore u zhvillua në shkurt-mars 1921 dhe përfundoi në 5 prill. Përgjatë saj u dalluan dy grupe politike: Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Por kjo e fundit nuk u paraqit si e tillë në zgjedhje, por me disa grupime.Në programet e tyre, të dyja partitë u shprehën për një shtet ligjor, për ndarjen e pushteteve, për gjykata të pavarura etj. Partia Popullore pati një karakter më reformator, ndërsa Partia Përparimtare ishte në pozita më konservatore. Këtu morën pjesë edhe përfaqësues të Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës.Parlamenti u hap më 21 prill 1921. Të dyja partitë u paraqitën zyrtarisht si parti parlamentare. Mbizotëroi me deputetë Partia Përparimtare. Në parlament, veproi dhe një grup i pavarur me deputetë të Shkodrës e rrethinave të saj. Gjatë kësaj kohe, jeta parlamentare u gjallërua dhe mori tipare pluraliste.Por përgjatë këtij viti, jeta politike e vendit pësoi kriza të njëpasnjëshme. Më 17 korrik, Gjon Marka Gjoni pasi kishte nxitur një lëvizje antiqeveritare në Mirditë, me mbështetjen jugosllave, shpalli në Prizren të ashtuquajturën “Republikë të Mirditës” dhe kërkoi njohjen e saj ndërkombëtare. Lëvizja u shtyp nga qeveria shqiptare, me mbështetjen e popullit në Mirditë. Ndërsa brenda dhjetorit 1921 pati një krizë të rëndë qeveritare, ku u krijuan dhe u rrëzuan disa qeveri.Parlamenti i parë i dalë nga zgjedhjet, 21 prill 19211115

