Page 118 - Demo
P. 118
Deklarata e 9 nëntorit 1921 e Konferencës së Ambasadorëve në ParisSukses i rëndësishëm në planin ndërkombëtar ishte Deklarata e 9 nëntorit të vitit 1921 e Konferencës së Ambasadorëve në Paris. Me anë të kësaj deklarate, Konferenca njohu Shqipërinë si shtet i pavarur, si dhe tërësinë tokësore të saj, sipas vendimeve të Konferencës së Londrës (1913). Por, u bënë disa ndryshime në veri e verilindje të Shqipërisë, në dobi të Jugosllavisë. Ajo i kalonte asaj një pjesë të tokave të Hasit, të Lumës e të Gollobordës. Konferenca i njohu gjithashtu Italisë një pozitë të veçantë në Shqipëri, si përgjegjëse për sigurimin e pavarësisë dhe të tërësisë tokësore të saj. Ajo vendosi që të dërgohej dhe një Komision ndërkombëtar në veri dhe në jug, i cili do të përcaktonte përfundimisht kufijtë në vend.Mbas kësaj deklarate, trupat jugosllave lëshuan të ashtuquajturën “vijë strategjike” dhe u larguan në kufijtë e vitit 1913, me përjashtim të Shën Naumit e të Vermoshit, mbi të cilat kishin ende pretendime.Thirrja e Asamblesë Kushtetuese dhe Kryengritja e QershoritNë fillim të vitit 1922, në vend pati një lëvizje për thirrjen e Asamblesë Kushtetuese. Në mars u zhvillua Kryengritja e Marsit e drejtuar nga Elez Isufi. Ajo synonte rrëzimin e qeverisë dhe thirrjen e Asamblesë. Kjo lëvizje e armatosur dështoi. Ahmet Zogu, në atë kohë ministër i brendshëm, i forcoi më tej pozitat dhe, në dhjetor 1922, mori postin e Kryeministrit.Në shtator 1923, qeveria miratoi ligjin e zgjedhjeve për Asamblenë, që nuk ndryshonte shumë nga i pari. Më 30 shtator, parlamenti u shpërnda, duke kaluar në fushatë elektorale. Asambleja Kushtetuese do të vendoste për formën e qeverisjes, për kryeqytetin e përhershëm dhe do të hartonte Kushtetutën e vendit.Në fushatën e zgjedhjeve, në dhjetor 1923, partitë politike të mëparshme pothuajse ishin shpërbërë. Në fushatë u paraqitën grupime të ndryshme të opozitës me programe jo të bashkuara, si dhe grupe të pozitës qeveritare. Të gjitha grupet opozitare u shprehën kundër feudalizmit dhe rrezikut të diktaturave personale etj.Asambleja Kushtetuese i filloi punimet më 21 janar 1924. Fitoi blloku qeveritar, por jo në shumicën e duhur sa për të formuar një qeveri. Përveç pozitës, dhe opozitës që drejtohej nga Fan Noli, veproi edhe një grupim i pavarur. Ndërkohë, opozita paraqiti ankesa për parregullsi në zgjedhje. Elementë radikalë të opozitës organizuan një atentat ndaj Zogut më 23 shkurt 1924, të kryer nga Beqir Valteri. 3 Shefqet Vërlaci2 Tirana, 19244 Avni Rustemi 5 Iljaz Vrioni116

