Page 119 - Demo
P. 119


                                    Tematika IVNë këto rrethana, Zogu dha dorëheqjen dhe u formua qeveria e Shefqet Vërlacit, e cila nuk u prit mirë nga opozita. Gjendja politike u tensionua edhe nga vrasja e dy turistëve amerikanë në Mamurras, gjë që u shfrytëzua politikisht si nga pozita, ashtu dhe nga opozita, duke akuzuar njëra-tjetrën për këtë akt. Më 20 prill u krye një atentat ndaj Avni Rustemit, deputet protagonist i opozitës, i cili vdiq disa ditë më pas.Kjo vrasje përkeqësoi në kulm situatën politike në Shqipëri dhe i shërbeu opozitës për të filluar qëndresën antiqeveritare. Më 30 prill 1924, opozita shkoi në Vlorë, ku u krye varrimi i Avni Rustemit. Nga parlamenti u larguan dhe shumë deputetë të pavarur. Punimet e parlamentit pothuajse u bllokuan. U krijua një hendek ndërmjet pozitës dhe opozitës, e cila kaloi drejt një kryengritjeje të armatosur, të nisur nga Bajram Curri në veri të vendit më 24 mars. Ajo u pasua nga divizionet ushtarake të Shkodrës dhe të Përmetit dhe nga forca vullnetare të shoqërisë “Bashkimi”. Opozita u mbështet dhe nga “Komiteti i Mbrojtjes së Kosovës”. Fillimi i lëvizjes së armatosur e detyroi Vërlacin të jepte dorëheqjen dhe kryeministër u zgjodh një përfaqësues tjetër i grupit zogist, Iljaz Vrioni.Më 10 qershor 1924, forcat kryengritëse hynë në Tiranë. Zogu, së bashku me anëtarët e qeverisë dhe mbështetës të tij e braktisën vendin dhe u larguan në Jugosllavi, Greqi etj. Këto ngjarje kanë hyrë në histori, si “Revolucioni i Qershorit 1924”, ndonëse ka pasur mendime se ishte thjesht një grusht ushtarak ose një kryengritje. Qeveria e Fan Nolit dhe rrëzimi i sajMë 16 qershor, Fan Noli formoi qeverinë e re. Në gjirin e qeverisë u përvijuan disa grupime, që ndaheshin në qëndrimin e tyre ndaj reformës agrare, ndaj dënimeve të ashpra për kundërshtarët politikë etj.Më 19 qershor, qeveria e Nolit shpalli programin e saj prej 20 pikash. Programi parashikonte “çrrënjosjen e feudalizmit” në Shqipëri, “vendosjen e përhershme të demokracisë”, reforma radikale në jetën politike, sociale dhe ekonomike, çarmatosjen e popullsisë, mbrojtjen e kapitalit vendas dhe lehtësimin e kapitalit të huaj. Ky program synonte krijimin e një shteti modern sipas stilit perëndimor. Noli premtoi se me kryerjen e reformave do të organizonte në vend zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Megjithëse qeveria e Nolit arriti disa suksese, ajo nuk mundi të kryente reformën agrare, për shkak të kundërshtimit të segmenteve konservatore në qeveri. Si rrjedhojë, ai nuk arriti të bënte për vete sa duhet fshatarësinë dhe ngurroi të organizonte zgjedhjet në vend, duke mos e legalizuar këtë qeverisje.Qeveria Noli, në vijim të veprimtarive të qeverive të mëparshme, ndoqi seriozisht çështjen e Shën Naumit dhe të Vermoshit, të cilat qeveria jugosllave nuk i kishte lëshuar. Më 4 shtator, Gjykata e Hagës e konsideroi të drejtë vendimin e Konferencës së Ambasadorëve, që këto territore i përkisnin Shqipërisë.Nga shtatori deri në tetor të vitit 1924, Noli mori pjesë në punimet e Lidhjes së Kombeve. Aty ai kërkoi një ndihmë ekonomike, por kjo kërkesë nuk iu plotësua. Gjithashtu, Noli shtroi çështjen e shpërnguljes së detyruar të çamëve në Turqi dhe arriti të zgjidhte, në dobi të Shqipërisë, çështjen e 14 fshatrave në juglindje Fakte historikeRikthimi i Zogut në pushtet“Zogu organizoi një forcë ushtarake me 500 ushtarë FJGQſEGTÅOCVLCPÅshqiptarë nga Dibra, Tetova, Gostivari e Krusheva u bashkuan me kauzën e tij. Zogu mori në shërbim edhe ushtarë rekrutë shqiptarë nga Mali Zi, që ia dha Jugosllavia dhe 800 ushtarë dhe 40 QſEGTÅPICWUJVTKCGDCTFJÅruse e strehuar në Jugosllavi. Jugosllavia vuri në dispozicion të tij dy bateri artilerie fushore, dy malore, dhjetë mitraloza të rëndë, njëzet të lehtë dhe një sasi municioni”.h$IPLOMACIAEMBRETIT:OGv)LIR5SHTELENCAAnëtarët e qeverisë shqiptare në vitin 1922. Mes tyre Fan Noli dhe Ahmet Zogu.6117
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123