Page 12 - Demo
P. 12


                                    Etnogjeneza e ilirëveEmri i ilirëve shfaqet për herë të parë në burimet e shkruara të antikitetit nga Herodoti (i njohur edhe si babai i historisë) aty nga mesi i shekullit V p.e.s. Ilirët jetonin në gadishullin e Ballkanit si fqinjë të grekëve (në jug) dhe trakëve (në lindje). Sidoqoftë, ekzistenca e ilirëve, si një tërësi e madhe fisesh me ndërgjegje të përbashkët etnike, është shumë më e hershme se shfaqja e tyre në burimet e shkruara. Nga kërkimet arkeologjike, studimet gjuhësore dhe antropologjike, është arritur në përfundimin seilirët janë formuar si një bashkësi etnike, në mënyrë autoktone në viset e Ballkanit perëndimor qysh nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë p.e.s. Pra, epoka e Bronzit ishte shumë e rëndësishme për formimin e ndërgjegjes së përbashkët kulturore dhe etnike të fiseve ilire. Ky unitet filloi të shfaqej në mënyrën e përbashkët të jetesës, në këmbimet intensive mes fiseve, në artin dhe botëkuptimin e përbashkët, në zakonet e ngjashme të lidhura me lindjen, vdekjen, martesën, si dhe në organizimin e ngjashëm shoqëror. Gjatë epokës së hekurit, këto dukuri thellohen akoma më shumë, duke i dalluar qartë fiset ilire nga fqinjët. Historiani i shekullit V p.e.s., Herodoti, na e konfirmon këtë dukuri të unitetit etnik të popullsive të Ballkanit perëndimor dhe na tregon se ata njiheshin me emrin ilirë.Në shekujt XIX dhe XX janë shprehur edhe pikëpamje që i konsideronin ilirët si popullsi të ardhura në Ballkanin perëndimor nga territore të tjera. Këto pikëpamje nuk janë mbështetur në të dhëna shkencore, të cilat, përkundrazi, theksojnë se ilirët janë formuar si rrjedhojë e një procesi të gjatë, autokton dhe të pandërprerë me gjuhën, kulturën dhe të gjitha tiparet e tjera etnike.Trojet ilire në BallkanNjë tipar i rëndësishëm i karakterit etnik të ilirëve ishte hapësira territoriale, ku ata lindën, banuan dhe u zhvilluan si njësi etnike. Trojet e ilirëve shtriheshin në pjesën më të madhe të Ballkanit perëndimor. Të dhënat për shtrirjen territoriale të ilirëve na vijnë nga burimet e shkruara historike, por edhe nga gërmimet arkeologjike, si dhe studimet gjuhësore e antropologjike. Historianët e lashtësisë kanë debatuar gjatë lidhur me problemin e kufijve të ilirëve. Më shumë debate janë bërë për kufijtë jugorë të Ilirisë me botën greke (fqinjët jugorë). Ky debat është i lidhur drejtpërdrejt me karakterin etnik të fiseve epirote, të cilat shtriheshin deri Tema 2 Ilirët: prejardhja dhe shtrirja e tyre territoriale Grmicëhistorike“…Këtë emër e mori ky vend, siç thonë, nga Iliri, i biri i Polifemit. Bijtë e ciklopit Polifem dhe Galateas, të quajtur Kelt, Ilir dhe Gal lanë Sicilinë dhe u bënë sundimtarë mbi fise, të cilat nga emrat e tyre u quajtën keltë, ilirë dhe galë. Nga shumë legjenda që tregohen, kjo më pëlqen më tepër. Bijtë e Ilirit kanë qenë Enkelau, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi; vajzat e tij ishin Partha, Daorsa, Dasara dhe të tjera, nga kanë rrjedhur taulantët, perrebejt, enkelejt, autariatët, dardanët, parthinët, dasaretët dhe darsejt…” “Illyrike”, Apiani1 Herodoti10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16