Page 120 - Demo
P. 120


                                    të vendit. Gjithashtu mbajti një fjalim ku kritikoi ashpër Lidhjen e Kombeve, gjë e cila nuk u prit mirë nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha. Ndërkohë, qeveria e Nolit u izolua plotësisht. Ajo nuk u njoh nga asnjë qeveri, me përjashtim të Bashkimit Sovjetik me të cilin lidhi marrëdhënie diplomatike. Edhe ky hap u kritikua dhe u cilësua si i padobishëm. Në këto rrethana, qeveria Noli nuk i pranoi përfaqësuesit diplomatikë sovjetikë në Shqipëri. Në nëntor të vitit 1924, qeveria Noli u detyrua të shpallë zgjedhjet. Në këtë kohë, u krijuan dy parti politike: Partia Nacional-Demokratike dhe Partia RadikalDemokratike. Ndërkaq, administrata qendrore e vendore u dobësua dhe në vend u krijuan grupe të armatosura kundërshtare. Më 10-13 dhjetor, forca të shumta të armatosura zogiste, të mbështetura dhe nga qeveria jugosllave, sulmuan nga veriu dhe nga jugu. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu hyri në Tiranë. Noli dhe bashkëpunëtorët e tij u larguan jashtë vendit.Hartoni një ese për figurën e Nolit dhe veprimtarinë e tij politike në vitet 1920-1924.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:Këshilli Kombëtar votim i tërthortë ndarje e pushteteveRepublika e Mirditës Shoqëria “Bashkimi” Revolucioni i QershoritHistori përmes arsyetimit Identifikoni disa prej gabimeve të qeverisjes së Nolit: Ngjarjet e Qershorit 1924 janë quajtur me emra të ndryshëm (revolucion, grusht shteti, kryengritje). Sipas opinionit tuaj, cili prej tyre është më i përshtatshëm?Histori përmes analizës Analizoni zgjedhjet e para parlamentare në vend, pranverë 1921. Shpjegoni përse themi që në Shqipëri filloi një jetë parlamentare pluraliste. Evidentoni përmbajtjen e Deklaratës së Konferencës së Ambasadorëve të 9 nëntorit 1921. Tregoni detyrat themelore të Asamblesë Kushtetuese. Analizoni faktorët që çuan në shpërthimin e Kryengritjes së Qershorit 1924. Krahasoni përmbajtjen e programit të qeverisë Noli me veprimtarinë konkrete të saj. A ndikoi kjo në përmbysjen e saj? Vitet 1921-1924 ishin të mbushura me mungesë stabiliteti politik e shoqëror, ndërrime të shpeshta qeverish dhe lëvizje të armatosura. A mund të vini në dukje disa faktorë që çonin në krijimin e kësaj situate të turbullt?Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveNë planin e brendshëm Në planin ndërkombëtar____________________________________________________________________________________118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124