Page 121 - Demo
P. 121


                                    Tematika IVGrmicëhistorikeTema 7 Shqiptarët e Kosovës, Çamërisë dhe viseve të tjeraGjatë lëvizjes kaçake në Kosovë, figurë legjendare u bë Azem Bejte Galica, që populli e quajti të pavdekshëm, dragua që nuk e zinte plumbi. Thirrja e tij “O prite, prite Azem Galicën” dëgjohej kudo. Pas vrasjes së tij, më 26 korrik 1925, bashkëluftëtarët e varrosën në një shpellë të maleve të Çiçavicës dhe vdekjen e tij e mbajtën sekret të plotë, gjë që u zbulua vetëm në vitet ‘60-të.Kosova, viset e tjera shqiptare në vitet 1913-1918Pas copëtimit të Shqipërisë, në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare u vendos një regjim ushtarako-policor. U synua shndërrimi i strukturës etnike të popullsisë shqiptare dhe shkombëtarizimi i saj. Popullsisë shqiptare iu mohuan të drejtat e saj themelore, si mësimi i gjuhës shqipe, përdorimi i saj në administratë etj. Ndaj shqiptarëve u ushtrua dhunë dhe terror, pati presion për ndërrimin e fesë dhe dolën akte ligjore për shpronësimin e tyre. Filloi procesi i kolonizimit sllav dhe i shpërnguljes së shqiptarëve myslimanë në Turqi, duke i identifikuar ata me turqit. Në këtë situatë u krijuan grupime të armatosura dhe, në shtator 1913, shpërtheu Kryengritja e Dibrës, që arriti deri në Ohër, Prizren e Gjakovë. Shtypja e saj në tetor u shoqërua me masakra të egra dhe me djegie të fshatrave të tëra. Mijëra refugjatë u larguan nga shtëpitë e tyre drejt zonave të tjera dhe drejt Shqipërisë.Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vjeshtë 1915, pjesa lindore e Kosovës dhe trojet e tjera shqiptare u pushtuan nga forcat austro-hungareze dhe ato bullgare. Në këto zona u vendosën pushtete ushtarake dhe në varësi të tyre, pushtete të administratës civile. Në zonën austro-hungareze u lejuan disa të drejta, si mësimi i gjuhës shqipe, punësimi i shqiptarëve në administratë etj. Në atë bullgare kjo nuk u lejua. Por në të dyja zonat, me vazhdimin e luftës, situata u rëndua dhe u rrit pakënaqësia. Këto fuqi nuk u premtuan shqiptarëve të Kosovës dhe territoreve të tjera pavarësinë dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë. Në fund të vitit 1918, Lufta e Parë Botërore përfundoi dhe këto territore kaluan nën Mbretërinë Serbo-KroateSllovene, të formuar ndërkohë nga Konferenca e Paqes në Paris.Krijimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe i XhemijetitKomiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (KMKK) u themelua më 1 maj 1918 në Shkodër. Ai doli si organ i ligjshëm, nën kryesinë e Hoxhë Kadri Prishtinës. KMKK-ja kishte si qëllim organizimin e qëndresës së armatosur në zonat e aneksuara, çlirimin dhe bashkimin e tyre me shtetin kombëtar. Gjithashtu, botoi në Shkodër gazetën “Populli”.Refugjatë shqiptarë pas shtypjes së Kryengritjes së Dibrës1119
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125