Page 122 - Demo
P. 122
Në këtë komitet morën pjesë anëtarë nga të gjitha viset shqiptare. Ai kërkoi sigurimin e pavarësisë dhe të tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, si dhe bashkimin në një shtet të njësuar të të gjitha viseve shqiptare të aneksuara. Për këtë, komiteti zhvilloi një veprimtari të gjerë politike, si: organizoi mitingje, dërgoi memorandume të shumta pranë Fuqive të Mëdha, sensibilizoi faktorin ndërkombëtar për çështjen shqiptare me shumë shkrime në shtypin botëror etj. KMK-ja mbështeti aktivisht zhvillimin e Kongresit të Durrësit (dhjetor, 1918), Kongresin e Lushnjës, i mbajtur më 21-31 janar 1920, si dhe të gjithë hapat e shtetit shqiptar për rindërtimin e fuqizimin e tij. Më 18 dhjetor, u formua në Shkup organizata politike e njohur si Xhemijeti (Bashkimi), që botoi po në Shkup gazetën “Hak” (Drejtësi). Kryetar i saj ishte Nexhip Draga. U deklarua si parti fetare, por në fakt ishte përfaqësuese e zërit të shqiptarëve dhe bashkëpunoi dhe me KMKK-në. Ajo pati deputetë në parlamentin serb dhe, me shtimin e përndjekjeve serbe, u shpërnda në fillim të vitit 1925.Deri në fund të vitit 1924, KMKK-ja e ushtroi veprimtarinë e tij në Shqipëri, duke krijuar degë brenda shtetit shqiptar, në Kosovë dhe në diasporë. Me gjithë programin e tij zyrtar, me tone të moderuara, ai udhëhoqi lëvizjen e armatosur në Kosovë. Shpejt ky grup u forcua, pati deputetë në parlamentin shqiptar dhe anëtarë qeverie, duke u kthyer në një faktor politik të rëndësishëm; mbështeti opozitën e Nolit në pranverën 1924 dhe Revolucionin e Qershorit. Me shtypjen e tij kaloi në emigracion politik në Vjenë.Lëvizja kaçake në Kosovë, 1920-1924Përballë rritjes së represionit serb ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë e viset e tjera, shpronësimit masiv me Reformën Agrare, kolonizimit sllav në territoret shqiptare dhe shpërnguljes në Turqi, u zhvillua një qëndresë e popullsisë shqiptare HoxhëKadri Prishtina23 Komiteti \FjalorShkombëtarizim – politikë zyrtare që synon të zhveshë një popull nga elementet e identitetit të tij.Rekuizim – marrje me detyrim, me shpërblim ose përkohësisht e prodhimeve, mjeteve dhe sendeve të tjera për nevoja të përgjithshme ose ushtarake.120

