Page 123 - Demo
P. 123


                                    Tematika IVnë shumë forma. Dominoi lëvizja e armatosur, e quajtur lëvizja kaçake. Kudo u krijuan çeta, ose aradhe, nga 20-50-100 vetë, ku u shqua çeta e Azem Bejte Galicës nga Drenica, me të shoqen, Shote Galicën. Ata mbajtën lidhje të vazhdueshme me KMKK-në. Qëllimi i tyre ishte të ndalonin shtypjen serbe ndaj shqiptarëve, të siguronin lirinë e tyre dhe bashkimin me Shqipërinë. Me shtrirjen e pushtetit serb në të gjithë territorin e Kosovës, veprimtaria e çetave u vështirësua shumë. Më 19 korrik 1924, forcat ushtarake serbe rrethuan Drenicën dhe Azemi u plagos rëndë dhe vdiq. Më këtë u mposht kjo lëvizje, me gjithë vazhdimin e disa çetave deri në vitin 1927-1928.Çamëria në vitet 1913-1924Pas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në gusht të vitit 1913, Çamëria dhe vise të tjera shqiptare u aneksuan nga shteti grek. Në to u vendos një pushtet ushtarako-policor. Kudo u shkelën të drejtat civile e kombëtare dhe u ndërmorën masa të egra terrori. Në fshatrat e Çamërisë u shkatërruan qindra shtëpi, u organizuan masakra mbi popullsinë shqiptare, si dhe u ndërmor grabitja e pasurive të saj. Në mars 1913, pranë fshatit Selan të Paramithisë, u masakruan 72 vetë nga paria çame.Pushtimi i Filatit prej forcave greke, 26 shkurt 1913 Forcat greke kanë mbledhur popullsinë çame përpara xhamisë së Filatit.4Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, nën pretekstin e grumbullimit të armëve në Çamëri etj., burra e gra u grumbulluan në sheshe të hapura dhe u keqtrajtuan, ndërsa qindra të tjerë u internuan në ishujt e Egjeut.Nga qershori i vitit 1916 deri në gusht të vitit 1917, në Greqi depërtuan trupat italiane. Me hyrjen e Greqisë në luftë pro Antantës, tashmë aleate të Italisë, forcat italiane u larguan.Gjatë Luftës së Parë Botërore, shqiptarët e Çamërisë dërguan peticione e memorandume të shumta pranë qeverive evropiane, në mbrojtje të të drejtave të tyre, si dhe për bashkimin me Shqipërinë.Fakte historikeMbi gjendjen e shqiptarëve në Kosovë në prag të Luftës së Parë Botërore:“Një raport i hollësisht i konsullit austriak në Prizren, i janarit 1914, bën një përshkrim të kushteve në Kosovën e asaj kohe. Konsulli heton se asnjë nga premtimet e serbëve për trajtim të barabartë të myslimanëve dhe të shqiptarëve, nuk ishte përmbushur. Nga të 32-të xhamitë në Prizren, 30 prej tyre u shndërruan në baraka ushtarake, depo municioni dhe stalla. Tani administrata vendase përbëhej kryesisht nga ish-çetnikë, kështu që shkalla e korrupsionit, – shkruante konsulli austriak, – ishte edhe më keq sesa nën pushtimin turk. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve, të cilët kishin ikur nga Kosova në vitin 1913-1915, vlerësohet në afro 12 000 vetë...”.h+OSOVA.J¿HISTORIESHKURT¿Rv.OEL-ALKOLM121
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127