Page 124 - Demo
P. 124
Mbas Luftës së Parë Botërore nuk u vërejt asnjë ndryshim në gjendjen e popullsisë shqiptare çame. Gjendja u ndërlikua me Traktatin e Lozanës, nënshkruar në Konferencën po të Lozanës, më 30 janar 1923, ku pati një nen për shkëmbimin e popullsive greko-turke. Më 19 janar 1923, si rezultat i trysnisë së popullsisë çame dhe të ndërhyrjes së qeverisë shqiptare, pala greke dhe turke u zotuan për mosshkëmbimin e popullsisë myslimane çame me atë greke që gjendej në Turqi. Megjithatë, qeveria greke e shpalli të ngrirë këtë popullsi, duke e privuar nga një sërë lirish dhe të drejtash, në pritje të përcaktimit të identitetit të saj. Ajo vuri dorë në pronat e saj, ndaloi shitjen e pronave të tundshme dhe të patundshme, rekuizoi një pjesë të shtëpive etj. Për popullsinë çame filloi një kalvar i gjatë vuajtjesh.Me orientimin e mësuesit, mblidhni fakte, dokumente e fotografi për Azem dhe Shote Galicën.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: kolonizim refugjat Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” Xhemijeti lëvizje kaçake shkëmbim i popullsisëHistori përmes arsyetimit Evidentoni skematikisht organizatat dhe lëvizjet e rezistencë në Kosovë, duke filluar nga viti 1913. Popullsia shqiptare që mbeti jashtë kufijve të shtetit shqiptar iu nënshtrua një procesi persekutimi të gjithanshëm. A mund të identifikoni disa të përbashkëta dhe të veçanta të trajtimit të popullsisë shqiptare në Kosovë dhe Çamëri nga shteti serb (më pas jugosllav) dhe ai grek?Histori përmes analizës Përshkruani situatën e shqiptarëve në Kosovë, Çamëri e në viset e tjera në vitet 1913-1918. Tregoni rolin e Komitetit të Mbrojtjes së Kosovës në rezistencën kosovare dhe në politikën shqiptare. Xhemijeti u shfaq më tepër si një: parti fetare; parti politike; parti kombëtare? Çfarë përfaqëson lëvizja kryengritëse shqiptare në vitet 1920-1924 dhe cilat janë disa prej figurave kryesore të saj? Argumentoni përse u rëndua situata e popullsisë shqiptare në Çamëri me nënshkrimin e Traktatit të Lozanës, janar 1923. Argumentoni lidhur me ndikimin reciprok të ngjarjeve dhe lëvizjeve në Shqipëri e Kosovë. Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohurivePolitike Të armatosura____________________________________________________________________________________122

