Page 125 - Demo
P. 125
Tematika IVPërse mendoni se rilindësit i referoheshin shpesh figurës dhe periudhës së Skënderbeut?Afirmimi i kërkesave të patriotëve shqiptarë kërkonte edhe mbështetje ndërkombëtare. x A kishin ata përkrahje nga ndonjë prej Fuqive të Mëdha?Analizoni platformat serbe dhe greke të hartuara në gjysmën e parë të shek. XIX, që synonin copëtimin e trojeve shqiptare.Reformat e zbatuara në Perandorinë Osmane, synonin formalisht modernizimin e perandorisë.x Përse shqiptarët i konsideronin këto reforma në dëm të interesave të tyre?Nën shtytjen e cilës prej Fuqive të Mëdha u imponua Traktati i Shën Stefanit?Përse Fuqitë e Mëdha vendosën të rishikonin vendimet e tij dhe ku u bë ky rishikim?Përse rilindësit insistonin në karakterin laik të shkollës shqipe?Analizoni rolin e shkollës shqipe në forcimin e identitetit dhe unitetit kombëtar.Renditni vendimet dhe aktet që u miratuan më 10 qershor 1878.Evidentoni rreziqet që i kanoseshin trojeve shqiptare si pasojë e shpërthimit të luftës ballkanike.Evidentoni detyrat që u shtruan për zgjidhje përpara qeverisë së Ismail Qemalit. Në ç’rrethana e dha dorëheqjen qeveria e Përkohshme e Vlorës?Tregoni vendimin e marrë nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër për statusin e Shqipërisë dhe kur u mor ky vendim.Renditni në mënyrë të përmbledhur arsyet e largimit të Vilhelm Vidit.Dalloni qëndrimet e vendeve fqinje në diskutimet e çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes.Përse pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve afirmoi përfundimisht ekzistencën e shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare?Analizoni vendimet dhe rëndësinë e Kongresit të Lushnjës.Renditni vendimet e 9 nëntorit 1921 për Shqipërinë (Konferenca e Ambasadorëve në Paris).123

