Page 126 - Demo
P. 126


                                    Tema 8 Republika shqiptare (1925-1928)GrmicëhistorikeSipas historianit Xhozef Suajër, në zgjedhjet e prillit 1925, “qeveria doli fitimtare, por kjo ishte paravendosur, sepse në mungesë të të gjithë udhëheqësve kryesorë të opozitës në mërgim, nuk mund të pritej që ndonjë prej peshqve më të vegjël të kuturiste të luftonte për vende me mbështetësit e qeverisë. Nuk ishte për t’u befasuar që vetëm një pjesë e vogël e zgjedhësve mori mundimin të votonte...”.Shpallja e republikësMe përmbysjen e qeverisë Noli, Ahmet Zogu risolli në fuqi qeverinë e Iljaz Vrionit, që dha dorëheqjen më 5 janar 1925. Më 6 janar u krijua qeveria e re me kryeministër Ahmet Zogun, i cili mbajti edhe postin e ministrit të Brendshëm e atë të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe shpalli në vend gjendjen e shtetrrethimit. Përkohësisht, u suprimua Ministria e Luftës dhe ajo e Arsimit, u shpërndanë të gjitha shoqatat dhe organizatat që kishin mbështetur Kryengritjen e Qershorit të vitit 1924, u vendos censura në shtyp etj. Ahmet Zogu u kujdes që të legalizonte sa më parë qeverinë e re dhe të zgjidhte formën e regjimit. Ky proces u realizua me thirrjen e Asamblesë Kushtetuese të dhjetorit të vitit 1923 dhe me deputetë përkrahës të Zogut. Asambleja u thirr më 17 janar 1925. Më 21 janar 1925, ajo e shpalli vendin republikë dhe Ahmet Zogun president me mandat 7-vjeçar.Ndër arsyet kryesore që u parashtruan për shpalljen e republikës ishte dhe mënjanimi i princ Vidit nga froni shqiptar, kur ndërkohë ai nuk kishte abdikuar nga froni. Këshilli Kombëtar e konsideroi të humbur rolin e tij dhe të Këshillit të Lartë si formë regjence. Shpallja e republikës i siguroi gjithashtu Zogut mbështetje shoqërore, ngaqë në vend mungonte tradita e një familjeje mbretërore dhe vendi sapo kishte dalë nga një situatë e nxehtë politike e sociale. 1 Ahmet Zogu, president i vendit 2 Ndërtesa e parlamentit shqiptar, 1925124
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130