Page 127 - Demo
P. 127
Tematika IVNë mars të vitit 1925, u miratua përfundimisht Statuti Themeltar i Republikës së Shqipërisë. Sipas tij, ajo shpallej republikë parlamentare. Ai sanksionoi një shtet laik, ndarjen e pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe pati një kapitull ku trajtoheshin të drejtat dhe liritë e qytetarëve në Shqipëri. Sipas tij, parlamenti do të kishte dy dhoma: senatin dhe dhomën e deputetëve, ndërsa presidenti i vendit do të ishte njëkohësisht dhe kryetari i qeverisë. Zogu fitonte pushtet të fortë dhe kompetenca të gjera, si të drejtën e vetos pa apel, të drejtën e shpalljes së zgjedhjeve etj. Republika mori kështu formën e një republike presidenciale autoritare dhe luajti rolin e një periudhe tranzitore drejt monarkisë.Në maj të vitit 1925, përfunduan zgjedhjet parlamentare dhe qeveria ndërmori një sërë masash për konsolidimin e një administrate të rregullt qendrore dhe vendore. Ajo riorganizoi ushtrinë me ndihmën e oficerëve italianë dhe xhandarmërinë nën drejtimin e instruktorëve anglezë, duke vendosur shkallë-shkallë edhe qëndrueshmërinë e qeverisjes së saj. Një tablo e gjendjes ekonomikeNë vitet 1925-1928, në vend u vu re një qëndrueshmëri e gjendjes ekonomike. U gjallërua zhvillimi i zejtarisë, veprimtaria tregtare dhe kapitali vendas. Në vitin 1928, numri i ndërmarrjeve industriale arriti në 128, kurse numri i shoqërive aksionare në 14. Përgjithësisht, bujqësia vazhdoi të qëndronte në nivelet e mëparshme. Problemi agrar dhe ai i reformimit të taksave mbetën përsëri në rend të ditës. U bënë përpjekje për një lloj mekanizimi, për rritjen e eksportit të prodhimeve bujqësore etj. Por ekonomia shqiptare vuante nga mungesa e mjeteve financiare, nga mungesa e një banke dhe e sistemit të kreditimit. Në këto rrethana, qeveria shqiptare ndoqi politikën e dyerve të hapura, duke i dhënë përparësi kapitalit italian. Të rëndësishme ishin dy marrëveshje shqiptaro-italiane në mars të vitit 1925. Njëra ishte për themelimin e Bankës Kombëtare, e cila do të nxirrte në qarkullim monedhën vendase dhe do të krijonte sistemin e kreditimit. Por ajo do të kontrollohej kryesisht nga kapitali italian, duke mënjanuar borgjezinë vendase. Marrëveshja e dytë ishte për 3 Banka Kombëtare Durrës, 1926FjalorShtetrrethim –gjendje e jashtëzakonshme në një shtet kur pezullohen ligjet civile dhe zëvendësohen me ligje ushtarake. Koncesion – marrëveshje me një shtet a qeveri tjetër, ose me një sipërmarrës privat për të krijuar një ndërmarrje, një vepër ekonomike etj.Statukuo – gjendje si përpara ndryshimit më të fundit ose si tani.Gjeostrategjia – qëndrimi i një shteti apo grupe shtetesh në bazë të këndvështrimit ILGQITCſMFJGtë marrëdhënieve ekonomike, historike, politike e ushtarake me vendet e tjera. 125

