Page 128 - Demo
P. 128


                                    një hua, që do t’i jepej Shqipërisë nga shoqëria italiane SVEA (Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë). Kjo hua kapte shumën e 50 milionë frangave ari, e cila do të shlyhej me këste brenda 50 vjetëve, me një interes prej 7,5%. Këto marrëveshje, megjithëse të diskutuara, ndihmuan për ndërtimin e rrugëve, të urave, të porteve etj.Qeveria shqiptare dha një sërë koncesionesh të tjera në shfrytëzimin e burimeve minerale në vend, të pyjeve etj. Më 1925, ajo i dha koncesione për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës në Shqipëri kompanisë angleze “Anglo-Persiane”, si dhe kompanisë italiane AIPA (Ndërmarrja Italiane e Naftës në Shqipëri). Nga fillimi i viteve ‘30, Italia vendosi monopol të plotë në këtë sektor dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë shqiptare.Politika e jashtme e qeverisë shqiptare Së pari, qeveria shqiptare u përkujdes që të përfundonte çështjet e mbartura të kufijve me Mbretërinë e SKS-së. Megjithëse vendimet ndërkombëtare për Shën Naumin dhe Vermoshin ishin në favor të Shqipërisë, kjo mbretëri vazhdonte të kundërshtonte. Që në janar të vitit 1925, qeveria shqiptare kërkoi pranë Konferencës së Ambasadorëve në Paris, që të zgjidhej pa vonesë kjo çështje. Ky institucion rekomandoi bisedime të drejtpërdrejta ndërmjet dy qeverive, kur u pa qartë që Zogu kishte vendosur të bënte lëshime.Pas bisedimeve përkatëse, në korrik të vitit 1925, u arrit një marrëveshje, sipas së cilës qeveria shqiptare pranoi të lëshonte Shën Naumin dhe Vermoshin (pylli i Velipojës), në këmbim të katundit të Peshkëpisë në jug të Shën Naumit, fushës së Çërravës dhe disa sipërfaqe të tjera të vogla toke. Më 26 korrik 1925, në Paris u nënshkrua protokolli përfundimtar për kufijtë e Shqipërisë.Në politikën e jashtme, qeveria e Zogut u orientua nga Italia, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në fushën politiko-ushtarake. Më 27 nëntor 1926, dy qeveritë nënshkruan traktatin e “Miqësisë dhe të Sigurimit”, të quajtur Pakti i Parë i Tiranës, i cili pati një afat 5-vjeçar. Sipas këtij pakti, Italia fitonte të drejtën të ndërhynte në Shqipëri në rast se cenohej “statukuoja politike, juridike dhe tokësore e Shqipërisë”. Më 22 nëntor 1927, u nënshkrua Pakti i Dytë i Tiranës me një afat 20-vjeçar, i cili përcaktonte më konkretisht ndërhyrjen e Italisë në Shqipëri, në rast lufte dhe agresioni të jashtëm.Qeveria shqiptare i vlerësoi këto pakte si garanci për sigurimin e pavarësisë dhe të integritetit territorial të vendit. Ndërkohë, ajo nuk ishte në pozita të barabarta me Italinë: me këto pakte, Italia vendoste jo vetëm kontrollin financiar në Shqipëri, 4 Pazari i Tiranës 5 Lulishte para Prefekturës së Shkodrës, 1925126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132