Page 129 - Demo
P. 129
Tematika IVpor edhe atë politik dhe ushtarak. Paktet patën jehonë ndërkombëtare dhe shtete të ndryshme i vlerësuan ato në bazë të interesave të tyre gjeostrategjike.Ndërkohë që qeveria shqiptare i vlerësonte këto pakte si garanci për sigurimin e pavarësisë dhe të integritetit territorial të vendit, ato u kundërshtuan nga organizatat politike antizogiste në emigracion me seli në Vjenë, si: KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar), më pas KÇN (Komiteti i Çlirimit Nacional) dhe ajo e Bashkimit Kombëtar.Këto pakte lanë të pakënaqura shtetet fqinje, sidomos Jugosllavinë, që kishte synuar të vendoste kontroll mbi Shqipërinë. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave dhe italo-jugosllave për një kohë qenë të acaruara.Grupe nxënësish, sipas dëshirës, të përgatisin një album me pamje e të dhëna për zhvillimin e qytetit të Tiranës (arsimor, kulturor, arkitekturor etj.).Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: republikë presidenciale shtet laik shoqëri aksionare monopol paktet e Tiranës KONAREHistori përmes arsyetimit Evidentoni marrëveshjet italo-shqiptare në varësi të natyrës së tyre: Shpallja e Republikës Shqiptare ishte ndër aktet e para të A. Zogut pas rikthimit të tij në pushtet. Përse Ahmet Zogu nuk e shpalli menjëherë formën monarkike të qeverisjes? Histori përmes analizës Përshkruani masat që morën A. Zogu dhe qeveria shqiptare për forcimin e pozitave të tyre pas dështimit të qeverisë së Nolit. Vini në dukje tiparet e Republikës Shqiptare dhe karakterin e saj. Analizoni Statutin Themeltar të Republikës dhe kompetencat e Presidentit. Tregoni situatën ekonomike në Shqipëri dhe shpjegoni natyrën e marrëdhënieve me Italinë. Analizoni qëndrimin e qeverisë shqiptare në çështjen e Shën Naumit dhe të Vermoshit. Evidentoni përmbajtjen e Paktit I dhe II të Tiranës, duke krahasuar qëndrimin e qeverisë dhe të opozitës në emigracion rreth tyre. Identifikoni motivet gjeopolitike që e nxitën A. Zogun të lidhet ngushtë me Italinë. Në vitet ’20-’30, Zogu u lidh me shumë fije me Italinë fashiste.Sipas mendimit tuaj, në periudhë afatgjatë, këto marrëveshje patën pasoja pozitive apo negative për Shqipërinë?Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohurivePolitiko-ushtarake Ekonomiko-financiare______________________________________________________________________________________________________127

