Page 130 - Demo
P. 130


                                    Tema 9 Monarkia shqiptare në vitet 1928-1939GrmicëhistorikeQëndrimi zyrtar italian, ndaj Monarkisë Shqiptare, me anë të Ugo Solës shprehej si më poshtë: “Qeveria Mbretërore Italiane e konsideron vendosjen e regjimit monarkik në Shqipëri një ngjarje të lumtur që do të sigurojë vazhdimësinë e politikës së tyre të përbashkët që është “Traktati i Aleancës, shprehja e saj më e lartë”.Shpallja e monarkisë shqiptare dhe Statuti ThemeltarIdeja e kalimit të vendit nga republikë në monarki lidhej me disa faktorë, si: prirjet monarkiste në segmente të caktuara të elitës politike shqiptare dhe prirjet vetjake të vetë Zogut; gjendja e pastabilizuar politike në vend; mundësia e ndërrimit të presidentit në zgjedhjet e reja; mbështetja dhe nxitja e Italisë për të siguruar vazhdimësinë e ndikimit të saj në Shqipëri etj. Fuqizimi i pushtetit të Ahmet Zogut dhe nënshkrimi i dy pakteve me Italinë, përforcuan qëllimet e tij dhe të rretheve monarkiste në Shqipëri, për ndërrimin e formës së regjimit. Propaganda monarkiste u shtua sidomos gjatë gjysmës së parë të vitit 1928. Sipas saj, forma republikane e regjimit nuk garantonte sigurinë e domosdoshme për një shtet të ri, ndërsa kurora mbretërore do të qëndronte mbi konfliktet politike dhe ato vetjake.Pasi u shpërnda parlamenti, më 17 gusht 1928, u zhvilluan zgjedhjet për në Asamblenë Kushtetuese, e cila do të ndryshonte formën e regjimit.Asambleja hapi punimet e saj më 25 gusht 1928. Komisioni i posaçëm i zgjedhur nga Asambleja, propozoi që Shqipëria të shpallej monarki parlamentare dhe në këtë mënyrë ajo ndryshoi nenin përkatës të kushtetutës së mëparshme, që e ndalonte këtë shndërrim. Më 1 shtator 1928, Asambleja shpalli Monarkinë Shqiptare dhe Ahmet Zogu u quajt mbret i shqiptarëve, me emrin Zogu I. Më 5 shtator u krijua qeveria e parë monarkiste me kryeministër Koço Kotën. Në dhjetor të vitit 1928, u miratua Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare dhe Asambleja Kushtetuese u shndërrua në parlament. Mbretëria shqiptare u njoh pothuajse nga të gjitha shtetet me përjashtim të Turqisë. Republika e re turke, për një periudhë, ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Shqipërinë, ndërsa princ Vidi u shpreh se nuk kishte abdikuar nga froni. Edhe Jugosllavia kundërshtoi për shkak të titullit “mbret i shqiptarëve”, duke e parë këtë si përkrahje të lëvizjes së popullsisë shqiptare në Kosovë, për të drejtat kombëtare. Sipas Statutit Themeltar të monarkisë, Shqipëria u shpall “Mbretëri demokratike, parlamentare dhe trashëgimore”. Senati u suprimua dhe në parlament mbeti vetëm dhoma e deputetëve. Ai sanksionoi disa standarde demokratike, si: shtetin laik në Shqipëri, parimin e ndarjes së tri pushteteve, njihej liria e fjalës, e shtypit, e mbledhjeve dhe e krijimit të shoqatave, e pronës, liria e ndërgjegjes etj. Mbreti ishte kreu më i lartë i shtetit dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Statuti i jepte Zogut kompetenca të shumta mbi parlamentin. Kompetencat e Anëtarët e Asamblesë Kushtetuese që shpallën Mbretërinë Shqiptare më 1 shtator 19281128
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134