Page 131 - Demo
P. 131
Tematika IVgjera në duart e tij dhe mungesa e partive politike në vend, i dhanë pushtetit të Zogut një karakter autoritarist. Në vitet e monarkisë, u plotësua më tej legjislacioni shqiptar. Në vitet 1928-1933 u hartua Kodi Penal, Kodi Civil dhe Kodi Tregtar në standarde evropiane. Kodi civil zëvendësoi plotësisht kodin civil osman. Ndër të tjera, u njohën disa të drejta të gruas kundrejt burrit, dhe tashmë, zyrtarisht, u njoh vetëm martesa civile, e drejta për shkurorëzim etj. Me rëndësi ishte organizimi i plotë i organeve vendore.Rreth zhvillimeve ekonomiko-sociale në vendNë vitet 1929-1935, Shqipëria u përfshi në rrjedhat e krizës ekonomike botërore. U paralizua industria, sidomos veprimtaria në duart e kapitalit shqiptar. Në vitin 1934, vendi pothuajse kishte ndaluar së prodhuari; zejtarët dhe tregtarët e vegjël falimentuan në masë dhe shumë vepra në ndërtim pothuajse u braktisën. Edhe prodhimi bujqësor pësoi rënie të madhe dhe u ul shumë eksporti i produkteve bujqësore dhe blegtorale. Ra fuqia blerëse, u ulën shumë çmimet e mallrave dhe ranë ndjeshëm të ardhurat e buxhetit.Qeveria e Zogut ndërmori një sërë masash për të përballuar krizën. U nënshkrua një marrëveshje me Italinë për një hua të dytë financiare prej 100 milionë frangash ari. U shkurtua administrata dhe shpenzimet për oborrin mbretëror, por megjithatë, shteti shqiptar u vu përballë vështirësive të mëdha financiare. Për të ndikuar në përmirësimin e gjendjes, qeveria ndërmori edhe disa reforma ekonomike. U ulën taksat doganore për disa mallra industriale dhe u përkrah eksporti i mallrave bujqësore dhe blegtorale. Më 30 maj 1930, u miratua ligji i Reformës Agrare dhe u vendos që të ngrihej Banka Bujqësore. Reforma do të shpronësonte pjesërisht pronarët e mëdhenj të tokave. Familjet fshatare, pa ose me pak tokë do të përfitonin deri në 5 ha tokë kundrejt një pagese. Por kjo reformë ndeshi kundërshtimin e aristokracisë së tokës në vend. Edhe administrata shtetërore nuk u tregua e aftë dhe e vendosur për zbatimin e saj. Sipas statistikave, deri në vitin 1939 u shpronësuan gjithsej 8109 ha tokë.2 Martesa e mbretit Zog me princeshën Geraldina Apony, 1938Fakte historikeAHMET ZOGUAhmet Xhemal Zogu u lind më 8 tetor 1895, në Burgajet të Matit. Përkrahu Kuvendin Kombëtar të Vlorës të mbajtur më 28 Nëntor 1912 dhe ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri. Në mars të vitit 1916, ndërmori nismën për thirrjen e një kuvendi kombëtar në Elbasan, si dhe mori pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe u caktua ministër i Brendshëm në qeverinë kombëtare të Sulejman Delvinës. Në vitet 1920-1924 u bë një PICſIWTCVMT[GUQTGVÅjetës politike në vend. Në dhjetor 1922 mori postin e kryeministrit, që e mbajti deri PÅUJMWTVfl/GſVQTGPGRevolucionit të Qershorit, më 1924, emigroi në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene. Në dhjetor 1924, rrëzoi qeverinë e Nolit dhe në janar 1925 u bë kryeministër dhe president i Republikës Shqiptare. Më 1 shtator 1928 u shpall mbret i shqiptarëve me emrin Zogu I. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste u largua dhe qëndroi kryesisht në Londër. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Zogu u vendos në Egjipt, më vonë në Francë, ku edhe vdiq në vitin 1961.0¿RMBLEDHJENGAJETADHEVEPRIMTARIAE!:OGUT 129

