Page 132 - Demo
P. 132
Nga mesi i vitit 1935, si pasojë e daljes nga kriza botërore dhe e masave të ndërmarra, ekonomia nisi të gjallërohej. Më 1938, numri i ndërmarrjeve arriti në 244. Bujqësia, tregtia, transporti etj., u stabilizuan. Në vitet 1928-1938 kishte 465 km rrugë automobilistike që lidhnin midis tyre qendrat kryesore të vendit. U ndërtuan mjaft ura të mëdha dhe të vogla, ku u shqua ura e Zogut mbi lumin Mat. U ndërtua dhe limani i Durrësit, i cili u bë porti kryesor në vend. Në vitet ‘30 u ndërtua shëtitorja “Zogu I” dhe rrugë të tjera, godinat e ministrive, Banka e Tiranës, godina e re e Bankës së Shqipërisë etj. Në vend u organizuan lidhjet e postë-telegrafëve, u ngritën zyrat e PTT-së në 53 qendra të vendit, si dhe u ndërtuan disa fusha aeroplanësh, ku më të rëndësishmet ishin ato të Tiranës dhe të Korçës, të cilat lidheshin edhe me vendet e tjera fqinje.Disa aspekte të zhvillimit arsimor e kulturorPërgjatë viteve të monarkisë u hodhën hapa të reja në zhvillimin e arsimit. U konsolidua më tej arsimi fillor dhe u krijua një sistem i plotë i arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe profesional. Deri në vitin 1939 kishte 643 shkolla fillore dhe 18 shkolla të mesme. U shqua Normalja e Elbasanit, shkollat e mesme françeskane dhe jezuite, gjimnazet e Tiranës dhe të Shkodrës, Instituti Femëror “Nëna Mbretneshë”, Shkolla Teknike në Tiranë etj. Por megjithatë deri në vitin 1939, mbi 80% e popullsisë ishte analfabete. Në vend pati arritje dhe në fushën e botimeve, të letërsisë dhe të publicistikës. Shkrimtarë të tillë si F. Konica, F. Noli, Gj. Fishta, L. Poradeci, Migjeni e E. Koliqi etj., qëndronin me dinjitet në nivele ballkanike e evropiane. Në fushën e artit vepruan shumë shoqëri artistike, si orkestra e Shoqërisë “Lyra” në Korçë, apo “Rozafa” në Shkodër. U shquan këngëtarët profesionistë si K. Kono, T. Tashko Koço, M. Kraja. Në fushën e arteve figurative u shqua K. Idromeno, V. Mio, O. Paskali etj. Në Shqipëri u ngrit edhe një rrjet i tërë kinematografik, kurse më 1938 për herë të parë u ngrit Stacioni Radiofonik Kombëtar.Politika e jashtme e ShqipërisëNë vitet ‘30 u rrit shërbimi diplomatik i Shqipërisë me vendet e tjera. U zgjerua sidomos shërbimi konsullor dhe u bënë përçapje për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë në botë. U nënshkruan një sërë marrëveshjesh me shtetet e huaja, ku më të rëndësishmet ishin ato me Italinë. Por, në fillim të këtyre viteve, qeveria 3 Bashkia e Tiranës, 1938 4 Sheshi para Ministrive në TiranëPiktori Vangjush Mio në studion e tij5130

