Page 133 - Demo
P. 133
Tematika IVshqiptare hodhi hapa për një politikë të pavarur nga Italia dhe për një afrim më të madh me vendet ballkanike.Në nëntor të vitit 1931, Zogu nuk e përtëriu Paktin e Parë të Tiranës të vitit 1926. Filloi kështu një fazë e quajtur “kriza shqiptaro-italiane”, e cila u shoqërua me përkeqësim të marrëdhënieve me Italinë, deri në presione ekonomike dhe ushtarake mbi Shqipërinë. U ndërprenë këstet e huasë SVEA dhe kulmi u arrit më 22 qershor 1934, kur 22 luftanije italiane u shfaqën në formë kërcënuese në portin e Durrësit, pa lejen e autoriteteve vendase. Ato u larguan vetëm me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha.Në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit ballkanik, Shqipëria mori pjesë, me anë të një delegacioni, në disa konferenca ballkanike të zhvilluara në vitet 1930-1933 në Athinë, në Stamboll, në Bukuresht dhe në Selanik. Megjithatë, Shqipëria nuk u pranua në Paktin Ballkanik, të krijuar në shkurt të vitit 1934 në Athinë. Shtetet pjesëmarrëse ballkanike nuk donin të sfidonin politikën italiane në Shqipëri.Në këto rrethana, në vitin 1935, qeveria shqiptare hyri në bisedime me italianët. Në mars të vitit 1936, midis dy shteteve u nënshkrua një marrëveshje, e cila përfshiu disa aspekte, si: ato ekonomike, financiare, ushtarake etj. Me këto marrëveshje, marrëdhëniet u stabilizuan dhe Italia rivendosi dhe forcoi më tej kontrollin e saj në Shqipëri.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: monarki parlamentare Statuti Themeltar i Mbretërisë falimentim reformë agrare Pakti Ballkanik martesë civileHistori përmes arsyetimit Në vitet e monarkisë pati një zhvillim të sistemit arsimor në Shqipëri. Megjithatë, deri në fund të kësaj periudhe vetëm rreth 20% e popullsisë dinin shkrim e këndim. Sipas mendimit tuaj, cilat mund të ishin arsyet e kësaj situate? Në vitet ‘30, Shqipëria u përpoq të afrohej me vendet e tjera të Ballkanit dhe mori pjesë në disa konferenca ballkanike. A mendoni se kjo përpjekje ishte e suksesshme? Argumentoni përgjigjen tuaj.Histori përmes analizës Evidentoni shkaqet e kalimit nga republika në monarki dhe qëndrimin italian. Analizoni Statutin Themeltar të Monarkisë Shqiptare, duke dalluar ndryshimet, në krahasim me atë të Republikës. Tregoni reformat ekonomike të qeverisë shqiptare për tejkalimin e krizës dhe nxitjen e ekonomisë gjatë monarkisë. Vini në dukje disa prej arritjeve në fushën e arsimit dhe të kulturës. Cilat ishin shkaqet e ashpërsimit të marrëdhënieve italo-shqiptare në vitet 1931-1935? Identifikoni disa prej veprave publike të ndërtuara në periudhën e monarkisë, të cilat vazhdojnë të përdoren ende. Të gjithë historianët janë të një mendimi për rolin e A. Zogut në ndërtimin e një shteti ligjor. A arriti ai të hidhte bazat e një shteti demokratik?Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurive131

