Page 134 - Demo
P. 134
Tema 10 Lëvizjet politiko-shoqërore në Shqipëri në vitet 1925-1939GrmicëhistorikeMë 20 shkurt 1931, kur Zogu për arsye mjekësore ndodhej në Vjenë, i vendosur në hotelin luksoz “Imperial”, dy anëtarë të shoqërisë “Bashkimi”, kapiten Azis Çami dhe toger Ndoc Gjeloshi e qëlluan atë disa herë. Zogu shpëtoi pa asnjë pasojë, ndërsa adjutanti i tij mbeti i vrarë. Atentatorët dhe disa emigrantë politikë shqiptarë të Vjenës u arrestuan. Kryengritja e Dukagjinit, nëntor 1926Kryengritja e Dukagjinit shpërtheu në nëntor 1926, me gjithë pushtetin e dorës së fortë të qeverisë së A. Zogut. Kjo ndodhi në situatat kur gjendja ekonomike në këtë krahinë ishte tejet e rënduar, kur zija e bukës ishte shpesh e pranishme dhe taksat ishin të larta.Kjo situatë u përdor për qëllime politike nga të arratisurit politikë në Jugosllavi dhe vetë qeveria e këtij vendi, për të dobësuar pozitën e qeverisë shqiptare. Kryengritja shpërtheu në prag të firmosjes së Paktit I Italo-Shqiptar të Tiranës dhe u udhëhoq nga kleriku katolik Dom Loro Caka.Kryengritësit fillimisht korrën sukses dhe iu afruan Shkodrës, por në fund të nëntorit kryengritja u shtyp egërsisht dhe ndaj pjesëmarrësve u morën masa shumë të ashpra. Lëvizja e organizuar antizogisteVetëm nga fundi i viteve ‘20 dhe fillimi i viteve ‘30, brenda vendit filluan të krijoheshin grupime politike ilegale antizogiste. Në vitin 1929 u krijua grupi komunist i Korçës dhe më pas grupe të tilla u krijuan dhe në Shkodër e Tiranë. Ishin grupe të përçara, të dobëta nga ana teorike dhe me ndikim të kufizuar në vend.Përgjatë vitit 1931, në situatat e krizës ekonomike dhe atë politike, në Vlorë filloi të përvijohej një grupim politik antizogist. Më 20 shkurt 1931, anëtarë të organizatës në emigracion, “Bashkimi Kombëtar”, organizuan një atentat në Vjenë ndaj Mbretit Zog, ku ai ndodhej për një vizitë mjekësore. Pas kësaj, në pranverë 1932, u formua Organizata e Fshehtë e Vlorës, me në krye Seit Qemalin, Qazim Kokoshin etj. Ajo synonte rrëzimin e regjimit të Zogut, shpalljen e republikës dhe denoncimin e aleancës me Italinë. Gjithashtu krijoi lidhje me “Bashkimin Kombëtar” në Vjenë, si dhe u lidh me qeveritarë të Beogradit. Në gusht 1931, kjo lëvizje u zbulua dhe anëtarët e saj dolën para gjyqit politik në Tiranë. Në pranverë 1934, u formua “Organizata e Fshehtë” me qendër në Tiranë dhe degë në qytete të tjera të vendit. Kryetar ishte Ali Shefqet Shkupi, ish-oficer në pension, me bindje republikane. Pjesëmarrësit e saj ishin nga shtresa të ndryshme shoqërore dhe me bindje të ndryshme politike. Morën pjesë elementë borgjezë, nacionalistë, ish-oficerë, pronarë të mëdhenj tokash dhe anëtarë të grupeve komuniste.1 Ali Shefqet Shkupi132

