Page 135 - Demo
P. 135


                                    Tematika IVOrganizata synonte përmbysjen me forcë të monarkisë dhe të regjimit të Zogut, shpalljen e republikës dhe pengimin e ndërhyrjes së mëtejshme italiane në Shqipëri. Kryengritja shpërtheu para kohe, më 17 gusht të vitit 1935, në fillim në Fier dhe pastaj u shtri në Mallakastër e Skrapar. Por, degët e organizatës në qytete u gjenden të papërgatitura, ndaj kryengritja pësoi humbje. Pushteti organizoi gjyqin politik në Fier, ku u akuzuan mbi 300 veta, ndër ta u dënuan me vdekje 50 prej tyre, si dhe u dhanë dënime të tjera të ashpra, që më pas u zbutën.Pas dështimit të kësaj kryengritjeje, për të stabilizuar situatën politike në vend, në tetor të vitit 1935, erdhi në fuqi kabineti liberal i Mehdi Frashërit. Ai ndërmori disa masa liberalizuese në vend, për mbrojtjen e biznesit vendas, për dobësimin e censurës në shtyp etj. Kabineti i tij dha dorëheqjen në nëntor të vitit 1936, për shkak të presionit të forcave konservatore.Lëvizjet antiqeveritare dhe lëvizja e Delvinës (maj 1937) dështuan. Po ashtu, nuk patën sukses as përpjekjet për liberalizimin e jetës në vend. Pushteti i Zogut dhe grupet monarkiste e konservatore gëzonin mbështetje të mjaftueshme në vend.Organizatat politike antizogiste në emigracionEmigrantët politikë në Evropë krijuan disa organizata e grupe politike. Më kryesoret ishin Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE) dhe “Bashkimi Kombëtar”. KONARE-ja u formua në Vjenë nën udhëheqjen e Fan Nolit dhe, në maj 1925, paraqiti programin e saj. Në gjirin e saj mori pjesë dhe organizata “Komiteti i Kosovës” me në krye Bedri Pejanin. Në programin e KONARE-s synohej rrëzimi i Zogut, vendosja e një republike demokratike, zbatimi i reformës agrare, si dhe një Shqipëri etnike.Ajo krijoi lidhje dhe me organizata të tjera nacionaliste ballkanike në Vjenë, si dhe me Federatën Komuniste Ballkanike. Organi i saj ishte “Liria Kombëtare”, me seli në Gjenevë. Në prill 1927, ajo u quajt Komiteti i Çlirimit Nacional (KÇN). Me anë të një deklarate, ajo u shpreh kundër aleancës me Italinë fashiste dhe kërkoi rrëzimin e qeverisë së Zogut, vendosjen e një regjimi republikan demokratik dhe një Shqipëri të bashkuar etnike në një federatë ballkanike. Në të u ndie më hapur një frymë e majtë prosovjetike dhe u rrit numri i elementëve komunistë, ndërkohë që shumë të djathtë u larguan prej saj. Në vitet 1931-1932, Fan Noli u largua nga drejtimi i KÇN-së, për t’u vendosur përfundimisht në ShBA, në vitin 1933. Kjo organizatë ishte vendosur në Paris që prej vitit 1931 dhe nga fundi i vitit 1936, u shpërnda. Mehdi Frashëri, (në qendër) kryetar i Qeverisë Liberale2133
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139