Page 136 - Demo
P. 136


                                    Organizata “Bashkimi Kombëtar” u krijua në shtator 1925 me seli në Vjenë. Në drejtim të saj ishin Sotir Peci, Ali Këlcyra etj. Ajo kishte gazetën e saj po me të njëjtin emër “Bashkimi Kombëtar”. Ishte një organizatë me orientim të djathtë, kundër aleancës me Italinë, që synonte rrëzimin e regjimit të Zogut, shpalljen e një republike me orientim perëndimor, zgjidhjen e çështjes së tokës dhe zhvillimin kapitalist të vendit. Krerët e saj krijuan lidhje me qeverinë jugosllave. Kjo organizatë ishte shumë aktive në lëvizjen politike. Krijoi lidhje në Shqipëri dhe elementë të saj organizuan atentatin ndaj Zogut në Vjenë. Për këtë, bashkë me organizatat e tjera, nuk u lejuan të qëndronin në Vjenë dhe u vendosën në Paris. “Bashkimi Kombëtar” ishte nismëtar për thirrjen e një Kuvendi në Paris, në mars 1936, ku morën pjesë KÇN-ja dhe organizata të tjera politike, si dhe përfaqësues të paktë të diasporës shqiptare. Aty u krijua “Lidhja Nacionale Liberale”, që u shpreh për një republikë demokratike parlamentare, për një reformë agrare, për liri e të drejta demokratike etj. Kjo organizatë veproi deri në fillim të prillit 1939. Pati dhe grupime të tjera më të vogla politike si: në Zarë, në Jugosllavi, në Greqi, Turqi etj. Lëvizja sociale në Shqipëri, grevat dhe demonstratatNë kushtet e keqësimit të gjendjes ekonomike në vitet e krizës, në mbarë vendin u zhvillua një lëvizje e gjerë shoqërore, ku morën pjesë shtresa të ndryshme të popullsisë. Ajo u drejtua kundër papunësisë, shtrenjtësisë së jetesës, fajdeve të larta, zisë së bukës dhe taksave etj.Përpjesëtime të gjera mori lëvizja fshatare kundër pagimit të taksave, sidomos në zonat malore të Shqipërisë. Konflikti më i madh, që pati jehonë të bujshme ndërkombëtare, ishte ai i fshatarëve të Goricës (Korçë) kundër beut të fshatit, në vitet 1930-1933. Ai u kishte rrëmbyer me forcë kullotat. Mbas humbjes së gjyqit, një pjesë e madhe e familjeve goricare, në pranverë të vitit 1933, u detyruan të braktisin atdheun.Në vitet ‘30, punëtorët dhe disa kategori të tjera punonjësish krijuan organizata të reja sindikale. Në shtator të vitit 1933, u formua në Korçë shoqëria “Puna”, ku u bashkuan punëtorët, mjeshtrit e ndërtimit etj. Ajo kishte për qëllim organizimin e ndihmës morale dhe materiale për anëtarët e saj. Në tetor të vitit 1935, u krijua në Kuçovë shoqëria tjetër punëtore “Puna”. Këtu u përfshinë të gjithë punëtorët e naftës të zonës së Beratit. Me krijimin e saj, shoqëria “Puna” e Kuçovës i parashtroi një sërë kërkesash ekonomike Sotir Peci3Ali Këlcyra4134
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140