Page 137 - Demo
P. 137


                                    Tematika IVParlamentit, që ai të ndërhynte pranë shoqërisë italiane AIPA të naftës, në Kuçovë. Gjithashtu, ata kërkuan të mos përshëndetnin në mënyrën fashiste. Më 28 nëntor 1935, punëtorët shpërthyen në manifestime. Më 11 shkurt 1936, u shpall greva e përgjithshme e punëtorëve të naftës, në mbrojtje të anëtarëve të pushuar të shoqërisë “Puna”. Mbas tri ditësh, me ndërhyrjen e xhandarmërisë, grevistët u detyruan të ktheheshin në punë. Shoqëria praktikisht pushoi së vepruari.10 ditë pas grevës së Kuçovës, më 21 shkurt 1936, shoqëria “Puna” në Korçë, bashkë me organizata të tjera sindikale të qytetit, organizuan demonstratën e Korçës, e quajtur dhe “Demonstrata e bukës”. Kriza ekonomike ishte ndier thellë në këtë qytet, ku u godit rëndë sidomos zejtaria. Demonstrata mori karakter të përgjithshëm. Aty morën pjesë edhe pronarë të vegjël të dyqaneve dhe të punishteve, nxënës, fshatarë etj.Demonstrata pati karakter paqësor, por autoritetet e humbën kontrollin dhe pati përballje të xhandarëve me grevistët, ndaj të cilëve u përdorën dhe armët e zjarrit. Demonstrata u shtyp dhe në qytet u vendos gjendja e shtetrrethimit.Ndahuni në grupe dhe mblidhni fotografi e dokumente për situatën e fshatarësisë në vitet e krizës ekonomike, 1931-1935.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: grup komunist emigracion politik gjyq politik konservator sindikatë “Demonstrata e bukës”  Histori përmes arsyetimit Mbretërimi i A. Zogut nuk ishte një periudhë e qetë. Kundërshtarët politikë formuan disa organizata që kishin për qëllim rrëzimin e tij nga pushteti.• A mund t’i gruponi këto organizata sipas tipareve, programit apo objektivave të tyre?• Evidentoni disa prej elementeve të mësipërme. Shqipëria e periudhës së monarkisë ishte një vend kryesisht agrar, me një industri në fillesat e saj. Për rrjedhojë, edhe klasa punëtore ishte e pazhvilluar politikisht dhe e pakët në numër.• Komentoni organizimin e lëvizjes punëtore në Shqipëri dhe ngjarjet e saj kryesore.• Sipas mendimit tuaj, a përbënte ajo një shqetësim real apo potencial për pushtetin?Histori përmes analizës Përshkruani shkaqet dhe zhvillimin e kryengritjes së Dukagjinit, nëntor 1926. Evidentoni ndikimet e jashtme mbi organizatat kryesore të lëvizjes antizogiste në Shqipëri në këto vite. Analizoni shkaqet e dështimit të “Lëvizjes së Fshehtë të Vlorës” dhe Kryengritjes së Fierit.  Analizoni programin dhe dalloni ndryshimet në veprimtarinë e organizatës politike në emigracion “KONARE”. Tregoni shkaqet e grevës së Kuçovës dhe të demonstratës së Korçës. Përcaktoni rolin e elementëve liberalë në gjirin e pushtetit dhe vini në dukje shkaqet e dështimit të tyre. Sillni argumente rreth natyrës politike dhe ideore të organizatave kryesore politike në emigracion.Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohurive135
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141