Page 138 - Demo
P. 138
Thellimi i procesit të shpronësimit, kolonizimit dhe shpërnguljeve në Kosovë dhe viset e tjera shqiptareNë vitet 1925-1941, popullsia shqiptare në Kosovë dhe e vise të tjera shqiptare në Jugosllavi vazhdoi t’i nënshtrohej procesit të ushtruar nga regjimi serb për shkombëtarizimin e tyre. Ky proces erdhi duke u intensifikuar dhe organizuar mbi baza solide. Popullsia shqiptare ishte e pambrojtur dhe mbeti pa asnjë të drejtë kombëtare. Në tërë këto vite, ajo nuk pati as edhe një shkollë në gjuhën shqipe, asnjë gazetë e bibliotekë në shqip. Të shkruarit në shqip konsiderohej një krim politik që dënohej me burg.Krahas moszbatimit të të drejtave kombëtare, u thelluan gjithnjë e më shumë proceset e shpronësimit, të kolonizimit dhe të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi. Në fushën e pronës, vazhduan të dalin një varg urdhrash dhe ligjesh të reja, që vinin dorë në “tokën e të arratisurve” ose “të kaçakëve”, pra të pjesëmarrësve në grupimet e armatosura shqiptare. Po kështu u godit fshatarësia e zonave malore dhe kodrinore, duke shtetëzuar një pjesë të madhe të pyjeve dhe të kullotave të tyre. Njëkohësisht, Reforma Agrare në pronat shqiptare, filloi të prekte jo vetëm pronat e mëdha sipas ligjit, por edhe ato të mesme dhe të vogla. Nga fundi i vitit 1935, u vendos që të shtrihej konfiskimi në masë i tokës ndaj atyre shqiptarëve, që nuk kishin tapi pronësie jugosllave. Figura të larta shtetërore deklaruan hapur në vitin 1936, se “Interesi i Jugosllavisë e do që Serbia e Jugut (Kosova) të spastrohej”. Në vitet 1918-1938 në të gjitha trevat shqiptare, sipas shifrave zyrtare, u shpronësuan 400 mijë hektarë tokë, ose afro 50% e pronës bujqësore në përgjithësi. Në tokat e konfiskuara u vendosën kolonë sllavë sidomos në pikat strategjike: në brezin kufitar me Shqipërinë, në nyjat e komunikacionit rrugor, hekurudhor etj.Kolonizimi u shoqërua me një shpërngulje sistematike të shqiptarëve myslimanë në Turqi, me forma të ndryshme të dhunës, terrorit etj., për t’ua bërë shqiptarëve jetën e padurueshme. Për këtë, qeveria jugosllave krijoi një Komision Special Ndërministror. Në mesin e viteve ‘30, qeveria jugosllave nxiti një garë për hartimin e platformave për dëbimin e shqiptarëve. Në mars 1937, Vasa Çubrilloviçi fitoi vendin e parë në Klubin serb të Kulturës, me Promemorien e tij titulluar “Dëbimi i shqiptarëve”. Kjo përbën një nga kulmet e politikës së spastrimit etnik serb ndaj shqiptarëve. Në vitin 1938, u nënshkrua në Stamboll “Konventa Jugosllavo-Turke”, sipas së Tema 11 Shqiptarët në Jugosllavi dhe Greqi në vitet 1925-1941Grmicëhistorike“Të gjitha kufizimet janë mbajtur ndaj nesh, – i shkruanin banorë të fshatit Garrdhiq (Çamëri), Lidhjes së Kombeve në gusht 1920, – ne nuk gëzojmë asnjë nga të drejtat tona njerëzore, qytetare apo politike, as të drejtën për të jetuar, as shkolla, as deputetë a kryetar bashkie, kryepleq..., duke pretenduar se ne jemi turq që u nënshtrohemi shkëmbimit dhe kërkojnë nga secili prej nesh, dokumente dhe akte për të provuar racën tonë shqiptare.”Bedri Pejani, Kryetar i Komitetit të Kosovës në emigracion 1136

