Page 139 - Demo
P. 139
Tematika IVcilës, nga Jugosllavia do të shpërnguleshin rreth 400 000 myslimanë, që në fakt ishin popullsi shqiptare. Si rezultat i kësaj politike, në vitet 1918-1941, sipas të dhënave zyrtare, u shpërngulën gjithsej 250 000 vetë. Në të vërtetë, po të përfshihen edhe ata që ishin dëbuar vite më parë, numri bëhej shumë më i lartë.Rezistenca shqiptareQëndresa e armatosur në Kosovë e në vise të tjera shqiptare në Jugosllavi, megjithëse e zbehtë, nuk u shua menjëherë, por vazhdoi edhe pas vrasjes së Azem Galicës. Në vjeshtë 1924-1927, kishte ende disa çeta, ndër të cilat edhe ajo e Shote Galicës, bashkëshortes së Azemit. Këto forca ishin kryesisht në mbrojtje, vepruan për rritjen e moralit të popullit, për të ulur shpërnguljet etj. Në vjeshtë 1926 shtëpia e Shotës u rrethua, ajo çau rrethimin dhe emigroi në Shqipëri, bashkë me disa fëmijë të luftëtarëve të vrarë kosovarë. Në gusht 1927, Shota e sëmurë ndërroi jetë në FushëKrujë, në moshën 32-vjeçare. Në vitin 1928, qëndresa e armatosur mori fund tërësisht. Në vitet 1928-1941 filloi një fazë tjetër e qëndresës kosovare. Tashmë, një grup deputetësh shqiptarë vepronin në parlamentin jugosllav, si dhe ishin organizuar degë të fshehta të “Komitetit të Kosovës” në emigracion, në kushte shumë të vështira. Në këto vite, pati shumë ankesa, memorandume e protesta të fshatarësisë, në mbrojtje të pronave të tyre. 3 Azem dhe Shote Galica2 Fotografi e vjetër e Pejës137

