Page 140 - Demo
P. 140


                                    U arrit dhe në revolta kolektive spontane, si në gusht 1934 në Bubël të Podrimës, ku fshatarët me shata e sëpata, u prenë rrugën kolonëve serbë.Rol të rëndësishëm filluan të luajnë të rinjtë, një pjesë e të cilëve ishin arsimuar në Beograd, Evropë etj. Ata krijuan grupime me emërtime kulturore dhe zhvilluan një veprimtari në rritje e sipër, në mbrojtje të të drejtave të popullsisë kosovare. Këto dhe grupime të tjera shpërndanë trakte dhe proklamata kundër politikës shoviniste serbe, çelën kurse e shkolla të fshehta për mësimin e gjuhës shqipe etj. Për sensibilizimin e kësaj situate në botë, zhvilloi një veprimtari të madhe edhe Komiteti i Kosovës në mërgim. Ka të dhëna që, nga fillimi i viteve ‘30, ky Komitet u zhvendos në Shqipëri.Situata e popullsisë çame, 1924-1941Në zbatim të Traktatit të Lozanës për shkëmbimin e popullsive greko-turke dhe të zotimeve në këtë konferencë, qeveria greke nxori urdhëresa zyrtare për përjashtimin nga shkëmbimi të popullsisë shqiptaro-myslimane në krahinën e Çamërisë etj. Por, kudo organet lokale nxorën njoftime zyrtare, se shqiptarët myslimanë do të dërgoheshin në Azi. Në vjeshtë 1923 e më pas, kësaj popullsie iu hoq e drejta e votës për zgjedhjet parlamentare, e drejta e të rinjve për të shkuar ushtarë, u dha urdhër që shqiptarët të lironin shtëpitë e tyre për refugjatët grekë etj. Njëkohësisht, atyre iu hoq e drejta për të shitur pasuritë e tundshme dhe të patundshme. Ashtu si në Jugosllavi, zbatimi i Reformës Agrare në Greqi, të shpallur që në vitin 1920, u shtri dhe në pronarët me sipërfaqe më të vogla se 30 hektarë dhe në shumë raste dhe në kopshtet e qytetarëve. Në vjeshtë 1923, filloi veprimtarinë e tij “Komisioni Miks”, i ngritur nga Lidhja e Kombeve, për shkëmbimin e popullsive. Ai ngriti nënkomisione në krahinën Çamërisë dhe në zonën e Maqedonisë në Greqi. Në to nuk bënte pjesë asnjë përfaqësues shqiptar. Me gjithë praninë e tyre, nga viti 1923 deri në pranverë 1926, u shpërngulën në Turqi rreth 60 000 mijë vetë, 40 mijë nga shqiptarët e Follorinës e Kosturit dhe 20 000 nga Çamëria. Mbështetur në ankesat e shqiptarëve çamë, qeveria shqiptare e ngriti disa herë zërin në Lidhjen e Kombeve, e cila për këtë problem mblodhi kryesinë e saj. U krijua dhe një Komision Hetimor i posaçëm për çështjen çame.4 Refugjatë shqiptarëFakte historikeFjala e delegatit të qeverisë shqiptare, në sesionin e 90-të të Këshillit të Lidhjes së Kombeve, 5 qershor 1928.“Qeveria greke nuk ka bërë asnjë deklaratë pranimi publik, kështu që departamente të ndryshme nuk dinë që shqiptarët janë të pashkëmbyeshëm dhe në këtë mënyrë ndaj tyre vazhdojnë të merren masa shtrënguese.Kërkojmë:1. Kthimin e pasurive të marra popullsisë çame në favor të refugjatëve të ardhur nga Azia e Vogël.2. Pjesëmarrjen e popullsisë çame në zgjedhje, ashtu si qytetarët grekë. 3. Ndalimin e shpronësimit në kundërshtim me ligjet, që i bëhet fshatarit shqiptar.4. Ngritjen e shkollave në gjuhën shqipe, lirimin nga disa taksa të tepërta.”138
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144