Page 141 - Demo
P. 141
Tematika IVPërgatitni një ese për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës në Turqi.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: shkombëtarizim konfiskim Komisioni Miks spastrim etnik Histori përmes arsyetimit Evidentoni marrëveshjet ndërkombëtare që nxitën shpërnguljen e popullsisë shqiptare: Cilat elemente luajtën rol në këtë shpërngulje masive?Situata e arsimit të popullsisë shqiptare në Jugosllavi dhe Greqi në vitet ‘20-‘30 ishte shumë e rëndë. Përse qarqet shoviniste serbe dhe greke ushtronin trysni të madhe mbi arsimin dhe gjuhën shqipe?Histori përmes analizës Përshkruani proceset e shpronësimit, kolonizimit dhe shpërnguljes së shqiptarëve në Kosovë e viset e tjera. Argumentoni përse Promemoria për shpërnguljet e shqiptarëve të V. Çubriloviçit përbën një nga kulmet e politikës së spastrimit etnik të shqiptarëve. Evidentoni përmbajtjen e “Konventës Jugosllavo-Turke”. Shpjegoni tiparet e qëndresës së Kosovës e viset e tjera në këto vite. Analizoni situatën në Çamëri në këto vite. Argumentoni rolin dhe përpjekjet e shtetit shqiptar në mbrojtjen e popullsisë shqiptare jashtë kufijve të tij.Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveJugosllavi Greqi______________________________________________________________________________________________________Në pranverë 1926, ky komision deklaroi se popullsia myslimane çame ishte shqiptare dhe nuk dëshironte të shpërngulej. Në mars 1926, edhe qeveria greke e Pangallosit deklaroi se kjo popullsi nuk do të shkëmbehej dhe do të trajtohej si të gjithë qytetarët e tjerë grekë. Por me gjithë këtë, në forma të tjera, shkëmbimi do të vazhdonte.Në vitet 1925-1941, si edhe më parë, popullsia çame nuk gëzoi asnjë të drejtë kombëtare. Vetëm në vitin 1936 deri më 1939, u lejua zyrtarisht mësimi i shqipes, me dy orë në javë, në 10 shkolla fillore. Gjithashtu, në gjysmën e parë të viteve ‘30, u miratuan ligje për kthimin e pronave dhe të shumave financiare të sekuestruara më parë nga shteti grek dhe bankat. Por, rezultoi tepër e mundimshme për t’i marrë. 5 Teodoros Pangallos139

