Page 142 - Demo
P. 142
Gruaja shqiptare në vitet ‘20–‘30Veprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Shpallja e Pavarësisë në nëntor 1912 e gjeti gruan shqiptare në një pozitë të vështirë, si në familje, ashtu edhe në shoqëri. Në këtë gjendje ndikonin shumë faktorë, si: prapambetja e thellë ekonomike, shoqërore e kulturore e trashëguar nga sundimi i gjatë otoman; veprimi ende kudo i normave të së drejtës zakonore, që i vinin vajzat dhe gratë në pozita pabarazie ndaj burrit; analfabetizmi masiv në radhët e saj etj. Ajo nuk kishte të drejtë të zgjidhte bashkëshortin e saj dhe të drejtat e saj ishin shumë të kufizuara.Përkundër kësaj situate, sidomos duke filluar nga vitet ‘20 të shekullit XX, pati përpjekje nga shteti dhe nga vetë gratë për përmirësimin e gjendjes sidomos në lidhje me arsimimin, hartimin dhe zbatimin e ligjeve që siguronin dhe mbronin të drejtat e grave.U ngritën gradualisht shkolla fillore femërore, me mësuese gra, sidomos në zonat rurale. U rrit numri i vajzave në shkollat e përziera (vajza e djem) dhe u ngritën disa shkolla femërore të mesme. Në vitet 1920-1933 u shqua Instituti privat femëror “Qiriazi” në Tiranë, Shkolla Femërore Normale në Korçë dhe shkolla femërore private e Stigmatinëve në Shkodër. Pas mbylljes së shkollave private më 1933, u themelua Instituti Femëror “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë, që mbeti më e rëndësishmi në vend për përgatitjen e mësueseve. Një rol të rëndësishëm në progresin e gruas, luajti dhe lëvizja femërore e organizuar. Fillesat e saj i gjejmë që në janar 1909 në Korçë me krijimin e shoqërisë “Ylli i Mëngjesit”. Edhe gratë e Vlorës themeluan në maj 1914 shoqërinë “Shpresa Kombëtare”, e riorganizuar po me këtë emër në janar 1921. Gjithashtu në Shkodër, në korrik 1920, u formua Komiteti “Gruaja Shqiptare”, që u pasua në dhjetor të po atij viti me Shoqërinë e Zonjave “Gruaja Shqiptare” në Tiranë. Në mars dhe korrik 1924 u formuan respektivisht në Tiranë dhe Gjirokastër, shoqëritë “Shqiptarka” dhe “Përmirësimi”.Këto shoqëri luajtën rol të rëndësishëm në bamirësi, në arsimimin e gruas shqiptare, organizimin e kurseve kundër analfabetizmit, në edukimin e tyre në 3 Vajzat e Institutit “Nëna Mbretëreshë”Më 20 shtator 1933, gazeta \2Gra shqiptare në vitet ‘20-’30, shek. XX1140

