Page 143 - Demo
P. 143


                                    Tematika IVlëmin shëndetësor, zhvilluan konferenca dhe biseda për aspekte të ndryshme të jetës së saj dhe të familjes, organizuan aktivitete artistike etj. Disa prej tyre botuan dhe gazeta si: “Gruaja Shqiptare” në Shkodër (1921), “Shpresa Kombëtare” në Vlorë po në këtë vit etj. Ato luajtën rol në ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit, duke mbështetur Luftën e Vlorës më 1920, apo veprimet e forcave ushtarake shtetërore dhe vullnetare, po më 1920, ndaj sulmeve serbo-malazeze për pushtimin e Shkodrës. E gjithë veprimtaria e tyre ndikoi dhe në proceset e vështira të demokratizimit të jetës së vendit në vitet 1920-1924.Me riardhjen e A. Zogut në pushtet, shoqatat e grave u mbyllën, gjë që solli dëme serioze në lëvizjen femërore. Anëtaret e këtyre shoqërive në Tiranë, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, ngritën zërin dhe protestuan. Por tashmë e drejta për të organizuar lëvizjen femërore kaloi në duart e organeve shtetërore. Në dhjetor 1928, u themelua në Tiranë shoqëria “Gruaja Shqiptare”. Kjo shoqëri u ngrit mbi baza laike, ashtu si edhe shoqëritë e tjera më parë. Si shoqëria “Gruaja Shqiptare” dhe revista “Shqiptarja”, megjithëse të monopolizuara dhe në fakt të drejtuara nga shteti, luajtën një rol të rëndësishëm në fushën e bamirësisë, të arsimimit të grave, të rritjes së nivelit të tyre kulturor, në fushën e higjienës dhe të shëndetit etj.Me Kodin e ri Civil, të trajtuar më lart, gruaja shqiptare fitoi një sërë të drejtash, që e përmirësuan pozitën e saj në familje e shoqëri.Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• përshkruan situatën ekonomiko-shoqërore të Shqipërisë në vitet ‘20-‘30, duke u përqendruar te gjendja e gruas shqiptare;• identifikon faktorët që kushtëzonin statusin e ulët shoqëror dhe juridik të gruas shqiptare që prej formimit të shtetit të pavarur shqiptar;• evidenton përpjekjet e bëra nga shtetit shqiptar për përmirësimin e situatës shoqërore, arsimore dhe të të drejtave të grave, duke bërë dallimin mes veprimtarisë së qeverive të ndryshme në këtë drejtim.• dallon organizata dhe figura të ndryshme me rol të veçantë në promovimin e të drejtave të grave dhe vajzave në vitet ‘20-‘30.ZhvillimiNxënësit mbledhin paraprakisht informacione lidhur me tematikën e veprimtarisë. Sugjerohet që një pjesë e kërkimit të përqendrohet në faktet historike që lidhen me zonën e tyre. Në klasë zhvillohet një tryezë e rrumbullakët ku diskutohet lidhur me historikun e lëvizjes feministe në Shqipëri, në vitet ‘20-‘30 të shek. XX. Në diskutim përfshihet edhe libri “Sikur të isha djalë”, si një dëshmi autentike e problematikave të kohës lidhur me figurën e gruas. Po kështu, rekomandohet që nxënësit të njihen me figura të shquara të lëvizjes për të drejtat e grave të asaj periudhe, si dhe rolin e tyre në promovimin e këtyre të drejtave si në planin legjislativ, ashtu edhe në planin konkret. Me gjithë nismat dhe ligjet si ai për ndalimin e mbulimit të grave, shumica ngelën përgjithësisht vetëm në letër dhe nuk patën një ndikimi real në përparimin e të drejtave të grave dhe rritjes së rolit të tyre në familje dhe shoqëri.Në përfundim, kryhet vlerësimi i punës së secilit grup, bazuar në produktin e punës së tyre.UdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaPunë individuale, finalizuar me tryezë të rrumbullakët. Sugjerohet njohja dhe diskutimi mes nxënësve, në varësi të mundësive, me romanin “Sikur të isha djalë”, i autorit Haki Stërmilli, si një vepër e kohës që trajton tematikën e veprimtarisë praktike.Marie Çoba, kryetare e organizatës “Gruaja Shqiptare” në Shkodër, 19214141
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147