Page 145 - Demo
P. 145


                                    Tematika VGrmicëhistorikeTema 1 Shqipëria nën pushtimin fashist italianSipas bashkëkohësve “në ato tri-katër ditët e para të prillit ku s’kishte gjumë, ku shumica gdhiheshin përjashta, u harruan të gjitha vuajtjet e ankimet kundër regjimit të Zogut dhe populli u tregua i tëri pas Mbretit, mjaft që ky të qëndronte...”Sulmi italian dhe qëndresa populloreMë 25 mars 1939, qeveria italiane i paraqiti A. Zogut një projekt-traktat, në formën e një ultimatumi. Ai përmbante kërkesa për zbarkimin e trupave italiane në Shqipëri, për bashkimin doganor, për vendosjen e kolonëve italianë në Shqipëri etj. A. Zogu dhe qeveria shqiptare u përpoqën të hynin në bisedime me Italinë, vendet fqinje dhe ato evropiane, por nuk gjetën mbështetje. Më 2 prill, meqë Zogu nuk i pranoi kërkesat e 25 marsit, Italia paraqiti përsëri një projekt të ri të marrëveshjes, me terma më të butë. Ky projekt linte në fakt të paprekura kërkesat e mëparshme. Qeveria italiane kërkoi nga qeveria shqiptare, që ajo të përgjigjej brenda orës 12:00 të datës 6 prill 1939.Më 5 prill, qeveria shqiptare paraqiti kundërpropozimet e veta, sipas të cilave një zbarkim ushtarak mund të bëhej vetëm bazuar në një konventë ushtarake midis dy vendeve. Aty nuk u pranuan disa pika që cenonin pavarësinë e vendit. Roma nuk pranoi asnjë diskutim të ultimatumit, por afati i sulmit u shty, deri në orën 24:00 të po asaj dite (6 prill). Ndërkohë, në ditët e para të prillit kudo në vend, në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë etj., shpërthyen manifestime të shumta e demonstrata, ku u hodhën parulla kundër Italisë fashiste dhe iu kërkua autoriteteve shtetërore të merrnin masa për të përballuar agresorët.Në mëngjesin e 7 prillit 1939, në orën pesë, trupat ushtarake italiane me komandant operacioni gjeneral Guxonin, nisën sulmin ushtarak kundër Shqipërisë. Portet shqiptare të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës, u sulmuan nga një ushtri prej 40 000 vetash, anije lufte, kryqëzorë e nëndetëse, aeroplanë lufte etj. Zbarkimi në skelat kryesore të Shqipërisë u shoqërua me bombardime të rrepta nga deti dhe nga ajri. Qëndresa ishte e fortë, sidomos në qytetin e Durrësit, të cilin, shkelësit e morën vetëm pas 5 orësh. Përballë agresorëve qëndronin 600 luftëtarë, forca të xhandarmërisë të drejtuar nga Abaz Kupi dhe vullnetarë nga rrethinat e Durrësit, nga Tirana e qytete të tjera. Gjatë luftimeve u vranë mjaft luftëtarë, ndër ta Mujo Ulqinaku. Qëndresa u organizuan edhe te Shkëmbi i Kavajës, plazhi i Golemit etj.Edhe në skelat e Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës luftuan njësi kufitare, xhandarë, ushtarakë, çeta vullnetare nga qytetet, fshatrat dhe krahina të tjera. Në këto qytete, luftëtarët thyen disa përpjekje për zbarkim. Forcat italiane ndeshën qëndresë në urën e Bahçallëkut në Shkodër, në Koplik etj. Qëndresa në Vlorë zgjati gjithashtu disa orë e agresorët u goditën nga kodrat e qytetit dhe në ullinjtë e Bestrovës në orët e pasdites, ku luftimet ishin shumë të ashpra. Më 8 prill, forcat italiane hynë në Tiranë dhe më 10 prill pushtuan qendrat kryesore të Shqipërisë. Me gjithë qëndresën spontane, Shqipëria u gjend e papërgatitur për luftë. Ajo nuk arriti të organizonte një qëndresë mbrojtëse zyrtare në shkallë kombëtare. Pamje nga zbarkimi i ushtrisë italiane në portin e Durrësit1FjalorUltimatum – notë që një shtet i dërgon një shteti tjetër, me kërkesa a me kushte të prera, mospranimi i të cilave mund të sjellë prishjen e një marrëveshjeje a shpalljen e luftës. Këshilli i Epërm Fashist – organ i lartë i të ashtuquajturit “shtet shqiptar” në kohën e pushtimit fashist italian. U krijua me dekret të Mëkëmbësisë së Përgjithshme, më 3 prill 1940, dhe ushtronte formalisht funksione ligjvënëse në bashkëpunim me mbretin. Mëkëmbësia e Përgjithshme – organi më i lartë i administratës së pushtimit të fashistëve italianë në Shqipëri. Ajo përfaqësonte mbretin Viktor Emanueli III dhe realizonte, në emër të tij, të gjitha funksionet ligjvënëse dhe ekzekutive.143
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149