Page 146 - Demo
P. 146
Në këto rrethana të rënda, mbreti Zog, së bashku me familjen dhe qeveritarët e tij, u largua nga vendi pasditen e 7 prillit drejt Kapshticës, për në Greqi e Turqi. Pushtimi i Shqipërisë pati një jehonë të gjerë ndërkombëtare. Ai u dënua nga opinioni publik ndërkombëtar dhe nga diaspora shqiptare. Kudo u organizuan mitingje, demonstrata dhe u dërguan memorandume të shumta pranë Italisë dhe fuqive perëndimore, në mbështetje të Shqipërisë. Ndërsa vendet fqinje dhe shtetet demokratike, si Anglia, Franca etj., nuk kundërshtuan dhe nuk bënë asgjë për ta penguar agresionin. Administrata shtetërore nën pushtimin italianNdër masat e para që morën pushtuesit fashistë, ishte ngritja e një administrate shqiptare me njerëz të besuar prej tyre. Si fillim, ata ngritën një Këshill Administrativ, me në krye Xhafer Ypin, i cili më 12 prill 1939 thirri një “Asamble Kushtetuese” që përbëhej nga 150 pjesëmarrës. Ajo shpalli të rrëzuar monarkinë zogiste e kushtetutën e vitit 1928, si dhe shpalli bashkimin e Shqipërisë me Italinë në formën e një “bashkimi personal”, nën kurorën mbretërore të Viktor Emanuelit III. Asambleja krijoi një qeveri me në krye Shefqet Vërlacin. U ngrit gjithashtu institucioni i “Mëkëmbësisë së Përgjithshme” (Luogotenenca) nën kryesinë e Françesko Jakomonit, si përfaqësues i pushtetit mbretëror. U likuidua Ministria e Punëve të Jashtme, kurse forcat e armatosura shqiptare u shkrinë me ushtrinë italiane. Shqipërisë iu shërbye një kushtetutë e hartuar në Itali (Statuti Themeltar), e cila vendosi një regjim diktatorial fashist. Gjithashtu, në Shqipëri do të vepronte Këshilli i Epërm Fashist, që do të luante rolin e një parlamenti formal, të pazgjedhur nga populli.Me pushtimin e Jugosllavisë, në prill të vitit 1941, nga forcat ushtarake italiane dhe gjermane, pjesa më e madhe e Kosovës, së bashku me territore të tjera shqiptare në Maqedoni dhe në Malin e Zi, u bashkuan me Shqipërinë në zonën italiane të pushtimit, duke krijuar “Shqipërinë e Madhe”. Me këto masa u ndërtua një administratë shqiptare, nën pushtimin italian. Shqipëria e humbi pavarësinë e sajdhe u kthye në një provincë italiane, me një vetëqeverisje të brendshme të kufizuar. Në fushën ekonomike, pushtuesit italianë kryen bashkimin doganor midis dy vendeve dhe në Shqipëri vërshoi kapitali italian. Ata i dhanë rëndësi propagandës fashiste, vendosën censurën në shtyp e kudo dhe sidomos synuan fashistizimin dhe italianizimin e shkollës shqiptare. Në Shqipëri u ngrit dhe Partia Fashiste Shqiptare si degë e Partisë Fashiste Italiane, me në krye Benito Musolinin (Mussolini, 1884-1945). Fillesat e qëndresës antifashiste në Shqipëri Patriotët shqiptarë e kundërshtuan që në fillim pushtimin italian. Grupe të ndryshme nacionaliste, nxitën propagandën antifashiste dhe anti-italiane duke shpërndarë trakte e broshura etj. Shkollat u mbushën me mësues italianë dhe filluan të kryheshin arrestime të nxënësve e të mësuesve antifashistë. Edhe në kantiere dhe firma italiane shumë punëtorë braktisnin punën, organizonin protesta për rritjen e pagës, si dhe organizonin akte sabotimi. Pranë kantiereve u vendosën roje dhe posta ushtarake të përhershme. Më 28 tetor 1940, populli shqiptar e kundërshtoi sulmin e Italisë ndaj Greqisë. Batalionet “Taraboshi” dhe “Tomori” me ushtarë shqiptarë dezertuan. Në vend Fakte historikeNga kujtimet e Mirash dhe Martin Ivanajit në prag të pushtimit:“...Pas disa hapash, në atë vetmi të plotë, u ndigjue, si krismë topi, një za: “Rroftë Shqipnia! Rroftë Mbreti! Poshtë Italia!... Shikova. Në mes të Xhamisë të Vjetër dhe VÅ\\[TCXGVÅ8CMÅſVPÅ6KTCPÅm’u paraqit pamja ndër ma madhështoret të një populli, që ka da me vdekë: ishin nja 50 katundarë të rretheve të Tiranës me brekushe, të rreshtuem si fëmijë shkolle, dy nga dy. Krahas me ta ecte një civil në moshë të mesme, me kapot dimni të shpërthyem, me çadër në dorë... Mësues ose kryetar komune. Ky, çdo 10-15 hapa, i delte rreshtit përpara e bërtiste fjalët: “Rroftë Shqipëria, rroftë Mbreti, poshtë Italia fashiste”. I tanë rreshti, pa u ndalë, i përgjigjej tue i përsëritë, një zani... Diçka më gozhdoi në vend... Ndërsa ata më kalojshin përpara, thaçë me za të naltë: Jo populli shqiptar nuk vdes!”h-ARTIN)VANAJOR¿TEFUNDITT¿-BRET¿RIS¿S¿:OGUTv-IRASH)VANAJ ,Xhaferr Ypi në “Asamblenë Kushtetuese”, 12 prill 19392144

